Muzikë

Tedi Papavrami, në koncertin “Brahms Bethoven” në Gjenevë

Më 9 nëntor 2022, Victoria Hall, Gjenevë

Bëhet e ditur se të mërkurën, më 9 nëntor 2022, në orën 20:00, do të mbahet një koncert përvjetor i Fondacionit Lalive në Victoria Hall, Gjenevë, shkruan albinfo.ch.

Për të festuar 25-vjetorin, Fondacioni Lalive ka zgjedhur të organizojë tri koncerte të jashtëzakonshme në ambientet më prestigjioze në Zvicrën frëngjishtfolëse.

E veçanta e këtij koncerti është se do të jenë pjesë dy solistë të klasit botëror. Violinisti Tedi Papavrami, fitues i Çmimit të Parë në konkursin ndërkombëtar prestigjioz Sarasate në vitin 1993, muzikant i njohur i klasit botëror, anëtar i Kuartetit Schumann dhe profesor në Universitetin e Muzikës në Gjenevë.

Po ashtu edhe violonçelisti Xavier Phillips do të jetë pjesë e koncertit, një mësues në Haute Ecole de Musique de Lausanne, diskografia e rëndësishme e të cilit është vlerësuar shumë herë.

Vlen të theksohet se ky koncert do të jetë falas.

Për më shumë detaje lidhur me këtë koncert, klikoni KETU