Lajme

Teknologjia mjekësore zvicerane funksionon me shpejtësi në tregun evropian

Zyrtarisht, teknologjia mjekësore zvicerane është në rrugën e duhur dhe me shpejtësi po depërton në tregun evropian, përcjell albinfo.ch.

Ani pse këtë vit BE-ja ka ulur Zvicrën në vend të tretë pas dështimit të nënshkrimit të marrëveshjes kuadër.

Pesëmbëdhjetë muaj pas përjashtimit, Peter Biedermann, drejtor i Swiss Medtech, një shoqatë e sektorit, i shpjegon TG pse nuk ka pasur reagime të frikshme: “Është e vërtetë që shqetësimet ishin mjaft të mëdha në fillim. Ne paralajmëruam kompanitë që mund të ndodhte skenari më i keq”. Por nuk ndodhi: “Industria reagoi. Bëri detyrat e shtëpisë dhe tani shohim që sektori po ecën mirë”.

Shumë kompani zvicerane në fakt kanë nisur menjëherë procedurat për njohjen e produkteve të tyre nga BE-ja, në përputhje me rregulloren e re për pajisjet mjekësore.