Kosova

Tekstet e reja shkollore me shumë gabime

”Ndonëse bëhet fjalë për personazhin e “Kësulëkuqes”, në tregimin në këtë tekst është shkruar emri i “Borëbardhës''

Mësimdhënësit në shkollën fillore “Ismail Qemaili”, thonë se përmbajtja e librit të Fizikës për klasën e gjashtë është e njëjtë me të klasës së shtatë.

Për më tepër, sipas tyre, përmbajtja është e komplikuar dhe jo e përshtatshme për këtë moshë. Vërejtje ka edhe mësimdhënësja e kimisë, tekstet e së cilës lëndë, mungojnë në këtë shkollë. Gabime janë gjetur edhe në librin e gjuhës shqipe për klasën e gjashtë.

”Ndonëse bëhet fjalë për personazhin e “Kësulëkuqes”, në tregimin në këtë tekst është shkruar emri i “Borëbardhës”. Njohësit e çështjeve të arsimit thonë se kjo ka ardhur si rezultat i keq-menaxhimit të konkursit.

Lidhur me këtë, televizioni ka pyetur Ministrinë e Arsimit, por nuk ka marrë përgjigje gjatë ditës. Procesi i vlerësimit të teksteve të reja shkollore është kritikuar shumë.

Muaj më parë, nga Këshilli i Ekspertëve për Programe dhe Tekste Shkollore dhanë dorëheqje dy anëtarët Fadil Grajqevci dhe Sefer Avdijaj, me arsyetimin se i gjithë procesi ka qenë i montuar dhe ka pasur favorizime të një shtëpie botuese raporton Kohanet, percjell Albinfo.ch.