Bota

Teleferik deri në ‘Hollywood’

Shenja e njohur Hollywood, ndryshe simbol i Los Angelesit, do të jetë shumë më lehtë e qasshme për vizitorët, derisa projekti për ndërtimin e teleferikut drejt shenjës është duke vazhduar para.

Studioja filmike, “Warner Bros”, ka prezantuar detajet për ndërtimin e teleferikut nga pika më e ulët e quajtur Burbank, deri te majat e Malit Lee, ku ndodhet shenja, shkruan Albinfo.ch.

Kompania “Warner Bros” njoftoi se do të paguajë për dizajnin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen teleferikut.

Por, ka refuzuar të komentojë rreth raportimeve të gazetës “Los Angeles Times” që i gjithë projekti do të kushtojë 100 milionë dollarë.

Shkronjat në Malin Lee, ishin krijuar në vitin 1923 si reklamë e zhvillimeve në patundshmëri, por ndër vite morën statusin e monumentit historik.

Por, që të afrohet dikush deri aty, nuk ka mënyra të lehta përpos rrugës malore nëpërmes parkut Griffith derisa turistët shpesh krijojnë tollovi, duke dashur të arrijnë deri lart.