Autotech
Telefoni i ëndrrave, por kushton afër 2 mijë dollarë
Galaxy Fold do të jetë i disponueshëm nga 26 prilli, duke filluar me një çmim prej 1980 dollarësh
Në përpjekje për të rritur kërkesën në një treg smartfonësh në shpërthim, Samsungu ka prezantuar modelin e tij të palosshëm, duke u bërë një nga prodhuesit e parë të mëdhenj që e ofron atë.
Gjiganti koreano-jugor po ashtu u përpoq t’u paraprinte rivalëve duke lajmëruar aparatin e parë për gjeneratën e pestë, apo rrjetet wireless 5G.
The Galaxy Fold, i prezantuar në një event në San Francisko, shërben si një smartfon me ekranin e tij 4.6 inch dhe kur hapet, bëhet një tabletë, me ekran 7.3 inch, transmeton “TCH”.
“Secili ekran funksionon në mënyrë perfekte, por kemi të bëjmë me më shumë se dy ekrane të ndara, kemi të bëjmë me një aparat të vetëm. Këto ekrane funksionojnë edhe së bashku, për t’ju dhënë një eksperiencë unike”, tha Justin Denison, përfaqësues u Samsung, përcjell albinfo.ch.
Galaxy Fold do të jetë i disponueshëm nga 26 prilli, duke filluar me një çmim prej 1980 dollarësh. Lancimi i tij vjen në një kohë kur tregu i smartfonëve nuk është në ditët më të mira të tij me konsumatorët, që po i mbajnë aparatet e tyre më gjatë dhe presin inovacionet e reja.
Samsung e bëri promovimin në shtëpinë e rivalit Apple, ndërkohë që të dy gjigantët përballen për të pushtuar majat e tregut. Më herët këtë vit, një kompani kineze prezantoi Royole, me pretendimin se ishte i pari smartfon i palosshëm, që mund të mbahet në xhep, por të shndërrohet edhe në një tabletë normal, që është në treg në Kinë dhe ShBA dhe kushton rreth 1300 dollarë.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













