Portrete të firmave

Televizioni zviceran: Historia e kosovarit Avni Orllati, model suksesi për biznesmenët

Vëllezërit Orllati, një shembull i veçantë suksesi i diasporës shqiptare në Zvicër.

Një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve shqiptarë po arrijnë suksese në diasporë, duke u bërë emra të njohur dhe duke zotëruar poste të mira pune në shumë fusha. Zvicra pa dyshim se është një nga shtetet evropiane, ku mundësia e arsimimit, punësimit, depërtimit në karrierë dhe formimit profesional e etik është shumë e madhe, shkruan albinfo.ch.

Arritjeve të shqiptarëve në Zvicër, si një nga storiet më të suksesshme, pa dyshim se i ka kondtribuar edhe bashkatdhetari ynë, Avni Orllati, themelues dhe pronar i kompanisë ndërtimore “Groupe Orllati”, Bioley-Orjulaz (VD).

Avni Orllati réfute les accusations de Bernard Nicod - RFJ votre radio régionale

Ajo që ndodhi me kosovarin nga Zvicra dhe me rezultatet e tij nuk ishin të rastësishme. Ato realisht ishin fryt i punës së vazhdueshme, sistematike e konsistente të një menaxheri të përkushtuar, siç është Avni Orllati.

Kujtojmë se albinfo.ch ka shkruar në vitin 2020 për sipërmarrësin Avni Orllati, të cilit i ishte ndarë çmimi prestigjioz “EY Sipërmarrës i Vitit”. Ai ishte fitues në kategorinë “Industri / High Tech / Life Sciences” dhe është vlerësuar për punën e tij sfiduese, e cila çoi në një histori frymëzuese prej themeluesi”.

Success stories of Albanian Entrepreneurs in Switzerland - SWISSA

Me po të njëjtat fjali, nis edhe emisioni special në televizionin e njohur zviceran LA TELE Vaud Fribourg, për sipërmarrësin e njohur shqiptar në Zvicër, Avni Orllati, themelues dhe CEO i Grupit ORLLATI.

Televizioni zviceran përshkruan se duke filluar nga asgjëja, Avni Orllati ka krijuar një perandori në ndërtim dhe pasuri të paluajtshme. Grupi Orllati tani ka 850 punonjës, 80 vende të hapura dhe 40 projekte të pasurive të patundshme në Zvicrën frankofone.

Le chantier suisse d'une innovation - La Région

Televizioni e quan Avni Orllatin një sipërmarrës i suksesshëm, më me influencë, por ndoshta edhe me diskret ne Zvicër.

“Unë në Zvicër kam ardhur në moshën 15-vjeçare, tek babai im, i cili gjendej këtu që nga vitit 1969, i cili ka punuar në ndërtimtari dhe puna tij më kishte fascinuar, çka edhe na lindi pasioni ynë për këtë profesion, ku bashkë me vëllain tim, binjak Bastriun, vendosëm të provojmë këtë profesion dhe kështu gradualisht e krijuam besimin te kompanitë dhe qytetarët dhe me mund e sakrifica ngritën ndërmarrjen tonë të ndërtimit me një grusht punëtorësh, e që sot kemi qindra sish”, shprehet ai.

Vëllezërit Orllati vunë gurthemelin e kullës së tyre në Zvicër - Albinfo

Historia e tyre ishte interesant, ku Avni dhe Basri Orllati, emigrantë të rinj kosovarë që mbërritën në Zvicër përmes bashkimit familjar, vendosin të krijojnë biznesin e tyre.

Ai tregon se në vitin 1997, në moshën 21-vjeçare, bashkë me villain e tij binjak krijuan biznesin e tyre, duke marrë me qira një makinë që thyen betonin, transmeton albinfo.ch. Sot Orllati është një ofrues kryesor në fushën e “ndërtimit të gjelbër” dhe punëson mbi 850 persona në Zvicrën perëndimore.

Kompania e tij është e specializuar në të gjitha fushat e punëve ndërtimore përgatitore.

Des entrepreneurs vaudois suspectent le canton de favoriser le groupe Orllati - rts.ch - Vaud

Avni dhe Basri Orllati në vitin 1995 vendosën të krijojnë kompaninë e tyre “A.Orllati”. Në vitin 1997 bashkohet me kompaninë vëllai i tyre Gjevgjeti dhe krijojnë kompaninë e tyre të re Orllati S.A., duke u bërë një nga kompanitë më të mëdha zvicerane, shkruan albinfo.ch. Në vitin 2012 kompania transformohet në Grupin Orllati S.A.

Vlen të theksohet se firma Orllati ka realizuar qindra projekte, duke ndërtuar edhe OKB-në dhe organizata të tjera ndërkombëtare ne Gjenevë, transmeton tutje albinfo.ch.

Vëllezërit Orllati janë një shembull i veçantë suksesi i diasporës shqiptare në Zvicër. Shumë shqiptarozviceranë janë krenarë me suksesin e tyre. Ata deri më tani kanë realizuar mbi 1000 objekte ndërtimi në Zvicër.

Lidhur me sukseset e kësaj kompanie, televizioni La Télé Vaud nga Fribourgu kishte të ftuar në studio edhe njohës të mirë të ekonomisë dhe zhvillimit të ndërmarrjes Orllati.

“Orllati i ka kontribuar edhe jo vetëm në ndërtimin e imazhit pozitiv te kosovarëve në vendin tonë, por edhe në ndërtimin dhe zhvillimin ekonomik të kantonin tonë dhe Zvicrës”, tha Christophe Reymon, Drejtor gjeneral i Qendrës Patronal, i cili vlerëson lart kompaninë Orllati.

Nga ana tjetër, edhe Pierre-Marcel Favre theksoi: “Ne jemi të kënaqur dhe me fat që kemi në vendin tone një kompani kolosale Orllati, të drejtuar nga Avniu me tre vëllezërit e tij, të cilët janë shembull integrimi dhe afaristëve të suksesshëm në kantonin tonë dhe në Zvicër.” /Albinfo.ch.

Intervista e plotë: