Lajme
Temperatura rekorde në Meksikë, qindra të vdekur
Temperaturat e larta që në fillim të stinës së verës kanë dhënë shenja alarmuese për qytetarët e Meksikës.
Siç raportohet në shtypin meksikan, vdekjet po rriten me shpejtësi për shkak të temperaturave rekord, veçanërisht në veriperëndim dhe juglindje të vendit.
Sipas provincave, 64 persona kanë vdekur në Nuevo Leon, 19 në Tamaulipas, 15 në Veracruz dhe 14 në Tabasco.
Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë tha se mosha e të vdekurve është nga 45 deri në 64 vjeç dhe se 104 nga 112 viktimat kanë vdekur si pasojë e goditjes nga nxehtësia.
Më 20 qershor Shërbimi Meteorologjik Kombëtar (SMN) kishte njoftuar se vala e të nxehtit mbarëkombëtar pritet të zgjasë edhe dhjetë deri në 15 ditë të tjera dhe kishte këshilluar personat me sëmundje kronike që të mos dalin jashtë në orare të caktuara nëse nuk është e nevojshme.
Temperaturat në Meksikë së fundmi kanë qenë mbi 40 gradë celsius.
E-Diaspora
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night Para një pjesëmarrje të madhe të publikut, 9-vjeçarja shqiptare, Moda Ademi, performoi në koncertin Rock Pop...
-
Prof. Dr. Schader: Pa përpjekjet e duhura, shqipja në Zvicër rrezikon të shuhet pas dy brezave
-
Shqipja në Zvicër, pak histori dhe disa probleme aktuale
-
Artistja shqiptare, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë”
Jeta në Zvicër
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night Para një pjesëmarrje të madhe të publikut, 9-vjeçarja shqiptare, Moda Ademi, performoi në koncertin Rock Pop...
-
Migrimi ndërmjet kantoneve zvicerane – fituesit dhe humbësit
-
Rritje e racizmit në shkollat zvicerane
-
Në këtë kohë dhe vend priten kolona për festat publike në Zvicër
-
Vazhdon ulja e shkallës së papunësisë në Zvicër