Lajme

Temperaturat deri në 40 gradë Celsius, qeveria zvicerane paralajmëron për kujdes

Në Zvicër sërish po mbretëron i nxehti, ku temperaturat mund të shkojnë deri në 40 gradë Celsius

Të mërkurën dhe të enjten, temperaturat do të shkojnë deri në 40 gradë, andaj në disa pjesë të vendit, paralajmërohet që qytetarët të kenë kujdes, shkruan albinfo.ch.

Në disa zona, qytetarët duhet të jenë të vëmendshëm dhe të mos dalin në pikun e nxehtësisë.

Por në zona tjera, si Pully, Vevey dhe Neuchâtel temperaturat do të jenë 25 C gjatë mbrëmjeve.

Didier Ulrich, meteorolog në Zyrën Federale të Meteorologjisë dhe Klimatologjisë, njoftoi fillimin e valës së nxehtë të martën dhe theksoi se kjo do të zgjasë të paktën deri të premten.

Në Perëndim të Zvicrës duket të jetë zona më e mirë, me St Moritz që nuk shkon më shumë se 27C, ndërsa Bazeli në veri ka potencialin më të madh për tu “goditur” nga temperaturat afër shenjës 40C.

Gjeneva do të arrijë 37C të mërkurën, ndërsa Cyrih parashikohet të arrijë në 34C.

Qeveria zvicerane ka paralajmëruar për kujdes në këto ditë të nxehta.

Ata që kanë më shumë gjasa të preken janë:

– Fëmijët nën 5 vjeç

– Njerëzit që punojnë jashtë ose që punojnë fizikisht

– Të moshuarit

– Njerëz të izoluar

– Ata me sëmundje kronike ose probleme të shëndetit mendor

– Njerëzit socialë të pafavorizuar duke përfshirë edhe të pastrehët