Lajme
Temperaturat do të jenë më të larta vitin e ardhshëm
Rekordet e të nxehtit janë thyer në disa vende javët e fundit. Megjithatë, fizikanes dhe studiueses së CNRS, Cathy Clerbaux, temperaturat do të jenë jashtëzakonisht të larta gjatë 12 deri në 18 muajve të ardhshëm.
Cathy Clerbaux pohon se një kombinim i faktorëve natyrorë dhe njerëzorë do të bëjë që temperatura të rritet në muajt e ardhshëm. Një analizë që ajo detajon në një artikull të botuar në The Conversation, përcjell albinfo.ch.
“Akumulimi i gazeve serrë tashmë po çon në një rritje me 1.2 gradë mesatarisht në gjithë Tokën në krahasim me periudhën para-industriale. Këto gazra vazhdojnë të grumbullohen”, thotë ajo për RTS.
Një faktor tjetër, pjesërisht njerëzor, është rënia e ndotjes së grimcave – për shembull, për shkak të lëndëve djegëse fosile – në pjesë të caktuara të globit.
“Rrezatimi diellor filtrohet disi nga këto grimca. Pra, ka më pak filtrim të rrezatimit diellor. [Me uljen e grimcave] ka më pak ndotje, por kjo kontribuon në rritjen e ngrohjes”, shton ajo.
Përveç kësaj, ekzistojnë tri fenomene natyrore. Cikli i diellit, së pari. Kjo “luhatet çdo 11 vjet: njollat e diellit shfaqen dhe zhduken. Ne arrijmë një kulm në aktivitetin diellor”, shprehet shkencëtarja, përcjell albinfo.ch.
“E dyta është fenomeni El Niño. Kjo rrymë e madhe detare zhvillohet në Paqësor dhe ngroh një pjesë të deteve. Dhe ngrohja e deteve ngroh tokën, nga përcjellja”, tregon Cathy Clerbaux për RTS.
Fenomeni i tretë, i papritur, lidhet me aktivitetin vullkanik.
Cathy Clerbaux paralajmëron, megjithatë, se shkencëtarët “nuk kanë një top kristal”. Sipas saj, “nuk mund të parashikojmë saktësisht se çfarë do të ndodhë”, sepse parashikimet janë bazuar në vëzhgimet e sotme, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














