Lajme
Temperaturat e larta lënë pa punë qendrat e skive në Ballkan
Mungesa e dëborës në vendpushimet ku bëhet ski në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut e ka lënë biznesin vendas pa punë, për shkak të mungesës së turistëve.
Në vendpushimin e skive në Brezovicë të Kosovë të pakët janë njerëzit, ndërsa bizneset janë pothuajse bosh.
“Nuk mbaj mend asnjë vit si ky në 30 vjetët e fundit. Ndoshta edhe më parë. Dëborë nuk kemi pasur, ka ndodhur disa herë që dëborën e parë e kemi pasur ndoshta në dhjetë ditët e para të janarit, por temperaturat e larta si këto, kjo është hera e parë në jetën time që kam parë plus 5 ose 10 gradë Celsius në janar. Hera e parë në jetën time për 30 vjetët e fundit”, thotë Igor Nikolcevic, pronar i një restoranti.
Disa turistë nga Shqipëria kishin shkuar në Brezovicë, por pa dëborë për të bërë ski nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të shëtisnin dhe të shikonin pamjen.
Moti i ngrohtë i muajit janar në mbarë Evropën vjen për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit, thonë ekspertët.
Meteorologu Besim Aliu thotë se ai pret që temperaturat të ulen dhe dëbora e freskët të bjerë në fund të muajit.
Në Mavrovë të Maqedoninë e Veriut disa biznese po ofrojnë aktivitete të tjera, si për shmebull, çiklizëm malor.
“Mund të them se ky do të jetë një sezon katastrofik. Mavrova është qendra më e madhe e skive në Maqedoninë e Veriut. Njerëzit vijnë në Mavrovë për të bërë ski, jo për shëtitje apo për biçikleta”, thotë Ognen Cigovski, Drejtues i Resortit të Skive Bistra./VOA
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut Që nga fundi i qershorit, pasagjerët që nisen nga Aeroporti i Cyrihut janë lejuar të mbajnë... -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore -
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit











