Lajme
Temperaturat e larta po rrezikojnë jetët e turistëve në Europë
Me valën e të nxehtit “Cerberi” që ka pushtuar Europën, raporte për turistë që humbasin ndjenjat nëpër rrugë po mbërrijnë nga pjesë të ndryshme të kontinentit të vjetër sipas mediave të huaja që parashikojnë rrezikun e një thyerje të rekordit të 48.8 gradëve Celsius, të regjistruar në Siçili gushtin e vitit 2021.
Me intensifikimin e vapës, disa vende europiane janë në gjendje alarmi e po marrin masa për mbrojtjen e popullsisë. Ministria greke e Punës publikoi disa udhëzime urgjente.
Në shumë qytete u ndryshua orari i punës për sektorin publik dhe shumë biznese për të shmangur vapën e mesditës, ndërsa zonat me ajër të kondicionuar u hapën për publikun. Në Athinë, Kryqi i Kuq grek ka dalë nëpër rrugë për të ndihmuar turistët që vizitojnë Akropolin të përballojnë përvëlimin duke u shpërndarë shishe uji.
“Është tmerrësisht nxehtë. Edhe më nxehtë se në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara. Ne jemi nga Arizona dhe jemi mësuar me vapën, por sërish duhet të qëndrojmë të hidratuar dhe herë pas here të gjejmë një vend ku të ulemi e të mbrohemi nga dielli”, tha Clarence, turist nga SHBA.
“Është një vapë mbytëse. Ne vijmë nga Washington D.C.; edhe atje bën nxehtë por s`është si këtu. Këtu të duket sikur nuk gjen dot shpëtim prej saj”, tha Carmen Bishop, turiste nga SHBA-ja.
Në Madrid të Spanjës, më shumë ndoshta se të gjithë të tjerët kërcënimin e këtij të nxehti mbytës e ndiejnë të pastrehët.
“Unë vetë preferoj më shumë dimrin se verën. Në verë, duket sikur mbytesh. Kur nuk ke një vend se ku të futësh kokën, i nxehti farë mirë mund të të vrasë”, tha Dolores Pérez Araujo.
Sistemi i presionit të lartë atmosferik, i cili po përshkon Mesdheun nga Afrika e Veriut është quajtur
“Cerberi” sipas qenit me tre koka i cili ruante portat e Hadit, sipas Mitologjisë së Lashtë greke. “Cerberi” po gjurmohet nga Agjencia Europiane e Hapësirës, e cila paralajmëroi se vala e të nxehtit do të ndihet edhe në pjesë të Europës veriore.
Një i nxehtë përvëlues edhe në Lindjen e Mesme sakaq ka sjellë një rritje të ndjeshme të temperaturave në Izrael, ku shërbimi metereologjik vendas parashikon që termometri të shënojë deri në 46 gradë Celsius.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar Këshilli Federal miraton një plan veprimi për të luftuar aktivitetet e paligjshme të grupeve kriminale aktive... -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë -
Sot pritet të jetë dita më e ngarkuar në aeroportin e Cyrihut












