Lajme
Temperaturat e verës dhe rrezet e diellit po zgjasin përtej sezonit
Studimi: Vera do të zgjasë 4-5 muaj, janari do të shënojë rekord!
Mësohet se në Itali mbi 1.1 milionë vetë kanë zgjedhur të shfrytëzojnë edhe javën e parë të tetorit për të kaluar disa ditë larg shtëpisë, të favorizuar nga vapa jonormale, përcjell albinfo.ch.
“Po përjetojmë një fazë krejtësisht të pazakontë për këtë periudhë: është nxehtë në zona fushore, por edhe në male, trendi i klimës dëshmon ngrohjen dhe sezoni i verës duket i destinuar të zgjatet. Do të kemi vera që zgjasin 4-5 muaj”, shpjegon eksperti Mattia Gussoni, nga Shërbimi Glaciologjik i Lombardisë (SGL).
Sipas tij, këto janë shenjat më të dukshme të ndryshimit të vazhdueshëm klimatik. “Ne po fillojmë të paguajmë tani për ndryshime të nisura prej kohësh, të cilat kanë filluar afërsisht në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, por që pasojat më të rëndësishme i kemi parë vetëm në 30-40 vjetët e fundit”, shprehet ai.
Është e vështirë, vazhdon Gussoni, të bëhen që tani parashikime të sakta për dimrin, por duket se dhe në muajt në vijim, tendenca do të mbetet ajo e temperaturave mbi mesataren, edhe për periudhën nga dhjetori deri në shkurt, ndërsa në janar mund të kemi rekorde të reja.
Ekspertë të tjerë kanë dhënë alarmin së fundi edhe për akullnajat në Zvicër, duke tërhequr vëmendjen tek fakti që 10% e tyre janë shkrirë gjatë këtyre 5 vjetëve, përqindja më e lartë kjo në më shumë se një shekull.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













