Lajme
Temperaturat ekstreme rrisin rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës
Më shumë njerëz vdesin nga sëmundjet e zemrës në ditët e temperaturave ekstreme, sipas një analize të miliona vdekjeve kardiovaskulare.
Temperaturat jashtëzakonisht të nxehta ose të ftohta mund të rrisin rrezikun e vdekjes te njerëzit me sëmundje të zemrës, të tilla si sëmundje ishemike të zemrës, goditje në tru, dështim të zemrës dhe aritmi.
Hulumtimi i botuar në revistën Circulation të Shoqatës Amerikane të Zemrës zbuloi se njerëzit me dështim të zemrës përjetuan më shumë vdekje shtesë kur temperaturat ishin ekstreme.
Ata analizuan të dhënat shëndetësore për më shumë se 32 milionë vdekje kardiovaskulare që ndodhën në qindra qytete në 27 vende të botës, midis 1979 dhe 2019.
Sëmundjet e zemrës janë shkaku më i madh i vdekjeve në mbarë botën, duke qenë përgjegjëse për rreth 16 për qind të vdekjeve totale në botë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih Startup-i “Azygos”, i themeluar nga vëllezërit Agron dhe Driton Knepper në bashkëpunim me Lukas Arnold, do... -
Gjenevë: Punonjësit e kujdesit pas-shkollor në grevë për paga dhe kushte më të mira -
Rriten kostot e trajtimit psikiatrik në Zvicër, vajzat dhe të rejat më të prekura -
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit












