Kosova
Tension në takimin Haradinaj –Mogherini, shkak taksa për mallrat serbe
Për shkak të tensioneve brenda në takim, lidhur me taksën për mallrat serbe, është anuluar konferenca për shtyp ndërmjet kryeministrit Haradinaj dhe shefes së diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini.
Takimi në Bruksel u mbajt në kuadër të zbatimit të MSA-së ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Haradinaj ka refuzuar edhe në takim kërkesën e BE-së për heqjen e taksës ndaj Serbisë. Haradinaj ia ka përmendur Mogherinit se edhe 20 vjet pas luftës, 10 vjet pas pavarësisë dhe pesë vjet pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel, “realiteti në progresin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ka qenë minimal”.
“Kemi nevojë për një sinjal të qartë nga ju se i respektoni arritjet tona dhe se kemi mbështetjen tuaj, në mënyrë aktive, veçanërsiht në realizimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës. Qeveria dhe unë, asnjëherë, nuk e kemi vënë në pikëpyetje rëndësinë e dialogut. Kjo është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë, që të bëhemi anëtarë të barabartë të familjes evropiane.Kushdo që flet për kufijtë, territorin, apo çfarëdo korrigjimi tjetër për vendim tim, është armiku ynë”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thekuar se përfshirja e Shteteve të Bashkuara në udhëheqjen e dialogut është kyç.
E Zv.kryeministri Hoxhaj, ka theksuar faktin që Kosova mbetet e izoluar, për shkak se BE-ja nuk e mbajti premtimin për liberalizim. Ndërsa Shefja e Politikës së Jashtme e BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se në këtë takim, MSA-ja është çështja kyçe e marrëdhënies mes BE-së dhe Kosovës.
Mogherini ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke thënë se kjo çështje është duke u shqyrtuar ende.
“BE-ja ka shprehur keqardhje të thellë për ngritjen e njëanshme qeveritare të taksës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina si dhe imponimin e barrierave jotarifore dhe insistoi në heqjen e tyre të menjëhershme”, thuhet në komunikatën për media.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud















