Lajme
Teoria e britanikëve: Si filloi virusi në Wuhan?
Politikanët britanikë druhen se pandemia e koronavirusit mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje në një laborator kinez
Kështu shkruan “Daily Mail”, duke shtuar se burimet qeveritare thanë se nuk përjashtohet mundësia që virusi të ketë dalë nga një laborator në një qytet kinez.
Një anëtar i Kobrës, komitetit të emergjencave qeveritare në Britani, tha se nuk diskutohet që virusi është zoonotik, me origjinë nga kafshët, por nuk e përjashtoi që virusi të jetë shpërndarë te njerëzit pasi ka dalë nga një laborator në Wuhan.
“Nuk është koincidencë që laboratori është në Wuhan”, tha ai.
Në Wuhan është Instituti i Virologjisë, laboratori më i avancuar i këtij lloji në Kinë. Ai është 10 milje larg tregut ku mendohet se ka dalë virusi dhe ka kushtuar 30 milionë funte, transmeton TCH.
Në vitin 2018, mediat qeveritare kineze shkruanin se laboratori mund të kryejë eksperimente me mikroorganizma thellësisht patogjenë, njësoj si virusi vdekjeprurës Ebola. “Daily Mail” shkruan se ka raportime lokale të paverifikuara se punonjësit e laboratorit janë spërkatur me gjak dhe më pas e kanë dërguar infeksionin te popullata locale, përcjell albinfo.ch.
Një tjetër laborator në Wuhan, akoma më afër tregut, thuhet se kryen eksperimente me kafshë, si lakuriqët e natës për të shqyrtuar përhapjen e viruseve.
Në vitin 2004, një virus u largua nga një laborator kinez dhe vrau 1 person si dhe infektoi nëntë të tjerë. Qeveria tha se ishte rezultat i neglizhencës.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












