AT Balkani

Trusti tregon si bëhet aplikimi për tërheqjen e 10-përqindshit

Sipas Ligjit për Rimbëkëmbje Ekonomike, të votuar nga Kuvendi i Kosovës, kontributpaguesit mund t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Së fundmi, Trusti njofton të gjithë qytetarët me procesin e aplikimit deri te tërheqja e mjeteve:

“Të nderuar kontribues, tërheqja prej 10% është dekretuar sot, si pjesë e Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike.

Duhet theksuar se aplikimi për tërheqje të 10% do të bëhet vetëm ONLINE dhe përmes një faqeje të veçantë interneti. Pra, nuk keni nevojë që tani të krijoni qasje në eTrustihttps://online.trusti.org/

Adresa e faqes së veçantë të internetit për aplikim të tërheqjes 10% dhe detajet e tjera do të publikohen ditëve në vijim. Për aplikim janë në dispozicion 4 muaj.

Prandaj, mos u brengosni nëse nuk mund të aplikoni që në ditët e para pas dekretimit”, thuhet në njoftimin e Trustit.


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI