Autotech
Tërhiqen 1 milion vetura nga tregu
Rreth 1.026 milionë automjete (Prius Hybride, Prius Hybride Rechargeable dhe C-HR Hybride) të prodhuara mes qershorit 2015 dhe majit 2018 janë thërritur për t’u riparuar
Prodhuesi japonez i automjeteve “Toyota”, që ka patur shumë sukses me modelin e tij hibrid “Prius”, do të tërheqë më shumë se një milion mjete që kanë këtë teknologji me motor të dyfishtë, benzinë dhe elektrik, për shkak të një rreziku për zjarr.
Rreth 1.026 milionë automjete (Prius Hybride, Prius Hybride Rechargeable dhe C-HR Hybride) të prodhuara mes qershorit 2015 dhe majit 2018 janë thërritur për t’u riparuar, nga të cilat 554 000 në Japoni, 217 000 në Amerikën e Veriut dhe 219 000 në Evropë.
“Bëhet fjalë për një problem në lidhjet e motorit. Nëse është grumbulluar pluhur (…), dridhjet gjatë përdorimit të mjetit mund të dëmtojnë izolimin e lidhjeve dhe të bëjnë që kablli të shpërthejë”, shpjegon “Toyota” në një deklaratë, shkruan “TCH”.
“Në këto kushte, mund të ndodhë një qark i shkurtër mes fijeve të dëmtuara dhe të gjenerohet nxehtësi. Në një rast ekstrem dhe nëse nxehtësia e shkaktuar është shumë e lartë, kjo mund të shkaktojë një zjarr”, thekson gjiganti japonez, përcjell albinfo.ch.
“Toyota”, një prek kompanive më të mëdha në botë në këtë sektor, kishte paraqitur në vitin 1997 konceptin hibrid, që konsiston në kombinimin e një motori klasik me benzinë me një motor tjetër, elektrik, i ushqyer nga një bateri që karikohet kur automjeti është në lëvizje, frenon apo po zbret një lartësi. Kjo mundëson që të reduktohen ndjeshëm konsumet e karburantit.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit Linja e mundshme do të lidhte qytete si Gjeneva, Cyrih dhe Bazelin me Londrën përmes Francës... -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut














