Lajme
Tërmet në Turqi, 8 të vdekur
Së paku tetë persona kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar të dielën në pjesën lindore të Turqisë pas tërmetit prej 5.7 shkallësh që u regjistrua afër kufirit me Iranin.
Dridhja ndodhi edhe në një pjesë të territorit të Iranit dhe u ndie në provincën turke, Van.
Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, tha se disa ndërtesa janë dëmtuar dhe shumë njerëz janë bllokuar nën gërmadha.
Ai njoftoi se autoritetet i kanë dërguar ekipet e shpëtimit në zonën ku ndodhi tërmeti, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express, përcjell albinfo.ch.
Turqia këtë vit u godit edhe nga një tërmet tjetër, me ç’rast 41 persona vdiqën dhe 1600 u lënduan.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shkolla shqipe “Iliriada” në Belgjikë nderohet për kontributin në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare Ceremonia e mirënjohjeve u organizua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, me pjesëmarrjen e... -
Në Itali hapen aplikimet për tekstet shkollore të diasporës për vitin 2026–2027 -
Turne i udhëhequr në shqip në kuadër të “Löwenbräukunst Offenes Haus” -
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu i jep fund tramvajeve me dysheme të lartë Ndërmarrja e transportit publik në Cyrih ka nxjerrë nga përdorimi tramvajet e fundit me dysheme të... -
Rriten kërkesat për zhvendosje nga fshati Brienz në Zvicër -
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfarë paralajmërojnë ekspertët -
1,750 zviceranë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme për shkak të krizës -
Borë e madhe drejt Zvicrës – autoritetet paralajmërojnë rrezik të konsiderueshëm për të shtunën














