Lajme
Tërmeti me fuqi 4 shkallësh ka goditur pjesë të Zvicrës
Sipas SED, gjatë 40 viteve të fundit, në Valais dhe në afërsi të tij ka pasur 62 tërmete me një forcë prej 3 ose më shumë ballësh

Pasditen e të enjtes (sot) rreth orës 13.11 minuta është dridhur toka në disa regjione të Zvicrës. Sipas Shërbimit Sizmologjik Zviceran në ETH Cyrih (SED), tërmeti kishte një forcë prej 4.1 të shkallës Rihter.
Tronditja ishte veçanërisht e dukshme në Valis të Epërme, Berner Oberland si dhe Zvicrën Qendrore dhe Ticinon Veriore, raporton srf.ch. Dridhja e parë e tokës ka ndodhur në thellësinë prej 7.1 kilometrash
Sipas njohurive të deritashme, tërmeti nuk ka shkaktuar dëme.
Një tronditje e mëtejme ka ndodhur rreth gjysmë ore më vonë në një thellësi prej 8.6 kilometrash, transmeton albinfo.ch
Kërcënimi më i madh, në Valis
Valisi është rajoni në Zvicër që goditet më shpesh nga tërmetet. Një tërmet me një forcë prej 2.8 të shkallës Rihter ka ndodhur në rajonin Sion në mes të majit.
Sipas SED, gjatë 40 viteve të fundit, në Valais dhe në afërsi të tij ka pasur 62 tërmete me një forcë prej 3 ose më shumë ballësh, përcjell albinfo.ch. Gjashtë prej tyre kanë arritur forcën prej më shumë se 4 ballësh dhe janë perceptuar në një zonë më të gjerë.
Një tërmet prej 6 deri në 6.5 shkallësh ndodh në Valais mesatarisht çdo 100 vjet. Tërmeti i fundit i rëndë me dëmtime të mëdha në ndërtesa ka ndodhur para 75 vitesh në Valisin qendror dhe të poshtëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hobi i veçantë i Egzonit që po mirëpritet në rrjetet sociale Egzoni (29) nga Aargau jeton me distrofi muskulare – një sëmundje që vazhdimisht i dobëson muskujt....
-
Në Vjenë festohet 17-të vjetori i Pavarësisë së Kosovës
-
Shqiptarja nga Kosova, inxhiniere softuerike në “NETFLIX”
-
Vjenë: Një recital i shkëlqyeshëm me piano nga Kosti Deti
-
Albania School “Pjetër Budi” në Liverpool organizon koncert festiv për festën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Votat, iniciativat dhe referendumet zvicerane – historia e tyre Që nga viti 1848, përveç zgjedhjeve të përgjithshme, votuesit zviceranë janë thirrur të votojnë për 677...
-
Zviceranët po shpenzojnë sërish më shumë
-
Kampet e skive në Zvicër arritën nivele rekord të vizitorëve, vitin e kaluar
-
A duhet të legalizohet kanabisi në Zvicër?
-
VIDEO
Zviceranët konsumojnë më së shumti mjaltë në botë, por nuk është origjinal