Lajme
Terror në Mynih: Gruaja sulmon kalimtarët me thikë, qëllohet nga policia dhe ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë tronditi të shtunën në mbrëmje qytetin e Mynihut, ku një grua 30-vjeçare, me shtetësi bullgare dhe banore e Mynihut, sulmoi disa kalimtarë me thikë në zonën përreth Theresienwiese, vendi ku mbahet festivali i njohur Oktoberfest.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:45, kur fillimisht ajo sulmoi një burrë 56-vjeçar dhe më pas një grua 25-vjeçare. Policia, e cila ndodhej në patrullë në afërsi, intervenoi menjëherë dhe qëlloi gruan, e cila më pas u dërgua për ndërhyrje kirurgjikale urgjente, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.
Zyra e policisë ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet lidhur me motivet e sulmit, të cilat mbeten ende të paqarta. Sipas mediave gjermane, përfshirë BILD, gruaja dyshohet të ketë vuajtur nga probleme mendore. Aktualisht nuk ka informacion të detajuar mbi gjendjen e të plagosurve apo numrin e saktë të tyre, transmeton albinfo.ch.
Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann, deklaroi se “Vdekja e gruas është e trishtueshme, por për fat të keq ndoshta e pashmangshme”.
Policia ka siguruar qytetarët se nuk ka rrezik të mëtejshëm dhe vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti të rëndë.
E-Diaspora
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar Mbrëmë në Verna di Umbertide, Itali, ku dy burra kanë mbetur të plagosur si pasojë e...
-
Bota e logjistikës ajrore: Prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
Jeta në Zvicër
-
Bota e logjistikës ajrore: Prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih Në një ditë të zakonshme pune, në një nga nyjet më të rëndësishme të transportit ajror...
-
Zvicra heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë
-
Tetë drejtues të kompanive federale fitojnë mbi gjysmë milioni franga në vit
-
Këto festival të muzikës mbahen në Zvicër këtë verë
-
Zjarret në disa automjete shkaktojnë mbylljen e autostradës A1