Lajme
Testet e shpejta të gjeneratës së fundit në Gjermani do të kushtojnë 1 euro
Duket se Gjermania po përballet me një nga karantinat më të rrepta në Europë, prej pothuajse dy muajsh, transmeton albinfo.ch.
Ministri i Shëndetësisë gjermane, Jens Spahn, ka deklaruar se vendi është gati për shpërndarjen falas të tamponëve testues për Covid-19. Mes tyre, edhe gjenerata e fundit e testimeve të shpejta, që japin një përgjigje në rreth 15 minuta, e që do të kushtojnë 1 euro, shkruan CNN, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, anulimi i kostos për tamponët mund të fusë vendin në një dimension të ri të përballjes me pandeminë, atë të tamponit që, të paktën për 24 orë, mund të shndërrohet në një leje kalimi për aktivitete që në këto momente janë të ndaluara, si darkat në restorante ose mbrëmjet në lokalet e natës, por edhe gjatë ditës në kinema, teatro dhe muze.
Pothuajse një rikthim në normalitet, dhe një rimëkëmbje e ekonomisë që edhe në vendin më të fuqishëm në Europë po lë pasoja të rënda. Presioni i kompanive të mëdha po bëhet gjithmonë e më i fortë ndaj qeverisë, edhe pse Merkel ka premtuar subvencionime shtesë, edhe për kompanitë më të mëdha, me një xhiro vjetore zakonisht mbi 750 milionë euro, veçanërisht ato të sektorit të turizmit dhe shërbimeve. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












