Lajme

Testi i shpejtë molekular për identifikimin e varianteve të COVID-19

Është zhvilluar një test i shpejtë që në vetëm dy orë bën të mundur identifikimin e tre varianteve të virusit SarsCoV2 në qarkullim në Itali, që në fund të shkurtit mund të jetë i disponueshëm për të gjithë laboratorët që kryejnë analizën e tamponëve molekulare.

“Është një mjet që mundëson shqyrtimin paraprak në tamponët që janë pozitivë për molekulën”, tha virologu Francesco Broccolo, nga Universiteti “Bicocca”dhe drejtor i laboratorit “Cerba” në Milano.

“Më pas do të jetë ende e nevojshme të renditet materialin gjenetik i virusit, për të pasur konfirmimin përfundimtar dhe për të identifikuar çdo variant të ri, përveç atij britanik, brazilian dhe afrikanojugor”, shtoi ai.

Në kundërshtim me testin e zhvilluar në fillim dhe bazuar në një teknologji të patentuar, testi i ri bazohet në një modifikim të teknikës së reaksionit zinxhir polimerazë (PCR), i përdorur për të amplifikuar materialin gjenetik të virusit të marrë me tamponi, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.

E quajtur PCR Multiplex, teknika specializohet në identifikimin e mutacioneve brenda një gjeni duke përdorur sonda molekulare të etiketuara me molekula fluoreshente (fluorokromet).

“Këto të fundit identifikojnë variantet”, tha virologu.

Sipas Broccolo, çdo variant ka një modalitet që e dallon atë dhe prandaj është e mundur të identifikohen duke kërkuar drejtpërdrejt për këto karakteristika, madje edhe para se të renditen.