Kosova

Televizioni zviceran: Serbia, ky bastion prorus në zemër të Evropës

Televizion publik zviceran ka realizuar një kronikë për Serbinë, si një ndër vendet më proruse në Evropë.

Është një nga vendet e rralla në Evropë që nuk ka sanksionuar regjimin e Vladimir Putinit, edhe pse e kundërshtojnë invazionin në Ukrainë. Serbia po luan me balancën në mes Perëndimit e Lindjes, shkruan RTS, përcjell albinfo.ch.

Pjesa më e madhe e këtij shteti ballkanik, kandidat për BE, është proruse dhe rregullisht mobilizohet për Rusinë që konsiderohet si vëllai i madh sllav. Në Beograd, kioska, suveniret që mbajnë emrin e tenistit Novak Gjokoviq kanë një kundërshtar, Vladimir Putinin. Sipas shitësve në këtë betejë fiton presidenti rus. “Është për të ardhur keq, por kështu është. Shes dhjetë herë më shumë bluza me Putinin ose me ‘Z’. E urrej luftën”, thotë Valdan, një shitës për RTS, përcjell albinfo.ch.

300 serbë përkrah Rusisë

Një mëngjes, Vladanin e viziton një klient i rregullt, Vlado Stanic që thotë se serbët e rusët janë të njëjtë. “Kushdo që na sulmon, do ua thyejmë dhëmbët. Jemi të gjithë për nënë Serbinë, Rusinë dhe Carin Putin”, thotë ai për RTS, përcjell albinfo.ch.

Në 2014, Vlado kishte luftuar krah rusëve në Ukrainën lindore, gjë që është në kundërshtim me ligjin në Serbi. Pas kthimit në 2018 ai ishte dënuar me një vjet burg, e thotë se nuk pendohet për asgjë. “Detyra ime ishte të mbroja vëllezërit rusë, për mua është nder i madh dhe të njëjtën do bëj sot”, është shprehur ai për RTS, përcjell albinfo.ch.

Më shumë se 300 serbë mendohet të kenë luftuar krah rusëve dhe seperatistëve prorusë. Një pjesë e tyre ende ndodhen në Ukrainën lindore. Vlado dhe serbët e tjerë mercenarë shfaqin një mentalitet prorus ekstrem që mbizotëron në Serbi, shkruan RTS, përcjell albinfo.ch.

Inati me Perëndimin

Më shumë se 60% e serbëve fajësojnë Ukrainën e jo Rusinë. Çdo vit, më 24 mars serbët mblidhen në Beograd për të kujtuar fillimin e bombardimeve të NATO-s. Ky operacion u udhëhoq nga Aleanca Atlantike për të ndalur spastrimin etnik që serbët bënin në Kosovë. Megjithatë, jo të gjithë serbët e shohin kështu. “Perëndimore kanë vrarë fëmijë, kanë shkatërruar ura e spitale. Rusët nuk kanë bombarduar kurrë, prandaj i përkrahim e jemi kundër NATO-s” është shprehur një qytetar për RTS, përcjellë albinfo.ch.

Si sfond i kësaj demonstrate, Ministria serbe e Mbrojtjes, e shkatërruar nga NATO që nuk u rindërtua kurrë, duket si një plagë e hapur. Disfatës së shkaktuar nga Perëndimi në vitin 1999 i shtohet edhe një krizë e cila mbetet aktuale: statusi i Kosovës. Serbia nuk dëshiron të njohë pavarësinë e ish-krahinës së saj, pavarësisht presionit perëndimor, raporton RTS, përcjell albinfo.ch.

Kosova, një pikë e thyerjes për Rusinë

Negociatat nën patronazhin e Bashkimit Evropian janë duke u zhvilluar midis Beogradit dhe Prishtinës, por ngërçet vazhdojnë dhe opozita pret presidentin Aleksandër Vuçiq. “Presidenti ka pranuar verbalisht të nënshkruajë një marrëveshje që është në kundërshtim me Kushtetutën tonë”, shpjegon deputeti serb, Millosh Jovanoviç. “Të heqësh dorë nga Kosova nuk është e pranueshme. Përtej faktit se është antikushtetuese, ajo rrezikon kombin serb, historia e të cilit është e lidhur me Kosovën”, ka thënë ai për RTS, përcjell albinfo.ch.

Kosova ofron një pikë thyerje për Moskën, paralajmërojnë serbët të shqetësuar për të mos i humbur lidhjet e tyre me Perëndimin. “Rusët janë kudo këtu me propagandën e tyre. Ata kanë infiltruar kulturën tonë, jetën tonë politike, artet dhe universitetet tona. Kjo është një formë e pushtimit hibrid. Rreziku është i madh që Serbia të pushojë së qeni një vend evropian”, ka thënë aktivisti pro-demokracisë Çedomir Stojkoviç, për RTS, përcjell albinfo.ch.

Në Beograd, disa grafite nënvizojnë këtë rrezik. Në të vërtetë, që nga pushtimi i Ukrainës një vit më parë, muralet që përfaqësojnë emblemën e grupit mercenar rus Ëagner ose “Z” shumëfishohen. Përpjekja për t’i fshirë ato është e rrezikshme. Ilja Zernov, një refugjat rus kundër Putinit dhe kundër luftës, pati përvojën e dhimbshme të kësaj. “Katër burra më kapën. Njëri prej tyre më goditi në kokë, ndërsa një tjetër më kërcënoi me thikë. Nuk i duroj dot këto mbishkrime, simbole absolute të mizorisë dhe vdekjes”, thotë ish-studentja, shkruan RTS, përcjell albinfo.ch.

I burgosur në Rusi për demonstrim kundër luftës, i sulmuar në Serbi, Ilia, vendosi të vazhdojë rrugën e tij dhe të kërkojë azil në Gjermani.