Kosova
Thaçi: Duhet t’i japim fund armiqësisë me Serbinë
“Duhet t’i dhamë fund armiqësisë një shekullore dhe duhet të arrihet pajtim, dy shtetet duhet të ecin përpara në rrugën Evropiane. Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë nënkupton stabilitet në Ballkanin Perëndimor”, theksoi ndër të tjera Thaçi
Ka përfunduar takimi joformal ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandar Vuçiq. Ky takim është bërë me ndërmjetësimin e Federica Mogherini, përfaqësuese e Lartë të Bashkimit Evropian.
Bashkë-bisedimi ka zgjatur rreth një orë e gjysmë, ndërsa më herët Komisioni Evropian, ka thënë se qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i mendimeve lidhur me vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Presidenti Thaçi deklaroi Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshjen përfundimtare me njëra-tjetrën. “Kemi nevojë për komunikim jemi dy shtete të pavarura, kjo fazë e re e dialogut është e nevojshme që të kryhet sa më shpejt që është e mundur. Jemi dy shtete të pavarura dhe sovrane, por kemi nevojë për ndërtimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe njohjen mes dy shteteve. Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje përfundimtare”, u shpreh presidenti, përcjell albinfo.ch.
“Sot mes Kosovës dhe Serbisë kemi një komunikim më normal se qysh kemi pas me herët por jemi në një status kohë”, shtoi ai.
Sipas Thaçit tanimë sistemi i drejtësisë kosovare do të shtrihet përfundimisht në gjitha territorin e Kosovës sipas kushtetutës dhe ligjeve te Kosovës, ky proces do të përmbyllet deri me 17 tetor.
Thaçi tha se Kosova ka besim të madh tek zonja Mogherini, por edhe tek SHBA-të, njëherësh shtoi se duhet dhënë fund armiqësisë me Serbinë. “Duhet t’i dhamë fund armiqësisë një shekullore dhe duhet të arrihet pajtim, dy shtetet duhet të ecin përpara në rrugën Evropiane. Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë nënkupton stabilitet në Ballkanin Perëndimor”, theksoi ndër të tjera Thaçi.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












