Kosova
Thaçi: Është vetëm një e vërtetë, unë jam i pafajshëm
Thaçi në Hagë: “Jam plotësisht i pafajshëm, u ktheva në Kosovë për liri, jo për pushtet”
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur fjalimin e tij përmbyllës para trupit gjykues në Hagë, duke deklaruar se është plotësisht i pafajshëm ndaj akuzave të ngritura kundër tij, përcjell albinfo.ch.
Në fillim të fjalës, Thaçi uroi qytetarët shqiptarë me rastin e përvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovë, përpara se të adresonte drejtpërdrejt pretendimet e prokurorisë.
“Për gati tri vjet në këtë sallë ju keni dëgjuar akuzat e prokurorisë. Ju keni dëgjuar edhe të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë – unë jam plotësisht i pafajshëm”, deklaroi Thaçi, raporton KosovaPress nga Haga.
Ai rikujtoi se në fillim të vitit 1998 ndodhej jashtë Kosovës, duke studiuar në Zvicër, dhe theksoi se në atë periudhë nuk kishte asnjë plan për marrjen e pushtetit.
“Në kohën e masakrave në fillim të vitit 1998 isha student në Cyrih. Nuk po bëja plane për të marrë kontrollin e Kosovës. I vetmi që bënte plane morbide ishte Slobodan Millosheviq”, u shpreh ai.
Sipas Thaçit, vendimi për t’u kthyer në Kosovë ishte i diktuar nga ndjenja e përgjegjësisë morale dhe dëshira për të kontribuar në luftën për liri.
“Duke parë masakrat në vendin tim, nuk mund të qëndroja indiferent. Vendosa të vij në Kosovë dhe të bëj atë që do të bënte secili prej jush. Për këtë jam krenar dhe nuk pendohem asnjëherë”, tha ai.
Ai shtoi se akuzat e ngritura ndaj tij përbëjnë, sipas tij, një fyerje për sakrificën e heronjve dhe viktimave të luftës, si dhe për përpjekjet e aleatëve ndërkombëtarë.
“Është ofendim për kujtimin e heronjve dhe mijëra viktimave, si dhe për përpjekjet e NATO-s, me të cilët bashkëpunuam ngushtë”, theksoi Thaçi.
Në përmbyllje, ai deklaroi se kundërshtari i vetëm i tij dhe i UÇK-s ishte regjimi i Millosheviqit.
“U ktheva në atdhe për të rrezikuar jetën time për liri. Kontrolli dhe pushteti ishin në duart e hekurta të regjimit të Millosheviqit”, përfundoi ai. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror













