Kosova
Thaçi: Kosova, së shpejti pjesë e NATO-s
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur mirënjohje ndaj shteteve që kanë shpëtuar Kosovën nga gjenocidi i Serbisë.
Thaçi ka thënë edhe tani misioni i NATO-s në Kosovë është duke bërë punë të shkëlqyer.
Sipas tij, Kosova me ushtrinë e vet të re po punon që shumë shpejt të bëhet pjesë e NATO-s, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Postimi i plotë i Thaçit:
Në këtë vit jubilar të NATO-s, në kuadër të të cilit po mbahet Samiti në Londër, në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës shpreh mirënjohje të pakufishme ndaj shteteve anëtare që para 20 vjetëve shpëtuan popullin tonë nga gjenocidi i Serbisë. Edhe në këtë kohë të sfidave dhe rreziqeve të reja për sigurinë globale, misioni i NATO-s në Kosovë është duke bërë punë të shkëlqyer. Kosova me ushtrinë e vet të re po punon që shumë shpejt të bëhet pjesë e NATO-s dhe të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin në botë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para Shoferi në telefon përplasi për vdekje kosovarin, dënimi ngjall polemika... -
Zvicër/Kosovë
Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër -
Kujtesa që bashkon: simboli i gjenocidit në Kosovë në Horën e Arbëreshëvet -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Britani
Lirim Koraqi zhvillon vizitë shkencore në Universitetin e Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj Të qenit në gjendje të flasësh një nga gjuhët kombëtare të Zvicrës është një domosdoshmëri për... -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën -
Organizata bamirëse zvicerane Caritas bën thirrje për luftë të re kundër varfërisë -
Zvicra do të hapë gjashtë qendra të reja kërkimore -
Migros mbyll libraritë fizike














