Kosova
Thaçi mandatoi Haradinajn për formimin e Qeveris së re
“Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, përmes një dekreti kam caktuar z. Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, i propozuar nga ky koalicion”, ka deklaruar Hashim Thaçi, president i Kosovës
Menjëherë pasi Kuvendi i Kosovës e votoi kryetarin dhe kryesinë e re të Kuvendit, presidenti Hashim Thaçi ka mandatuar Ramush Haradinajn, kandidat për formimin e Qeverisë së re. Ndërsa sipas paralajmërimit të Kadri Veselit, kryeparlamentarit të ri, seanca e radhës mbahet të shtunën kur edhe pritet të votohet Kabineti Haradinaj.
“Sapo pranova propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, i cili ka siguruar shumicën e votave në Parlament, për caktimin e mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovë. Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, përmes një dekreti kam caktuar z. Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, i propozuar nga ky koalicion”, ka deklaruar Hashim Thaçi, president i Kosovës.
Siç kanë deklaruar burime të afërta nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj e ka të gatshëm kabinetin dhe pritet të votohet në Kuvend.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














