Lajme
Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi regjistrohen për të votuar me postë nga Haga
Ish-krerët dhe luftëtarët e UÇK’së që po mbahen në paraburgim në në Hagë, kanë dorëzuar aplikacionet për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.
Express mëson nga burime brenda KQZ’së se ish-Presidenti Hashim Thaçi, ish-krerët e Kuvendit Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, ish-eprori i UÇK’së Sali Morina dhe krerët e OVL-UÇK;së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj janë regjistruar tashmë si votues jashtë Kosovës, përcjell Albinfo.ch
Në një përgjigje, zyra për informim e Dhomave të Specializuara të Hagës pati thënë se se çështja e votimit të Thaçit dhe të tjerëve do të adresohet sipas ligjeve dhe rregulloreve të Kosovës në lidhje me zgjedhjet dhe kanë thënë se do të ofrojnë përkrahje për t’u mundësuar të akuzuarve që të votojnë.
“Dhomat e Specializuara të Kosovës do ta adresojnë këtë çështje sipas ligjeve dhe rregulloreve të Kosovës në lidhje me zgjedhjet. Nëse kërkohet në mënyrë specifike, Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Qendra e Ndalimit e Dhomave të Specializuara të Kosovës do të ofrojnë përkrahje për organizimin praktik të realizimit të procedurave të votimit”, kanë deklaruar nga Dhomat e Specializuara.
Ndërkohë, sipas nenit 96 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme votuesi i cili gjendet jashtë Kosovës, mund të votojë nëse ka aplikuar për votim jashtë Kosovës.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?















