Lajme
Thaçi:Nga janari 50 për qind rritje të pagave për mësimdhënësit
Nga janari i vitit të ardhshëm do të ketë rritje të pagave për 50 për qind, për mësimdhënësit e arsimit të mesëm dhe fillor. Këtë e bëri të ditur kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi, pas takimit me kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Ali Shabani. Thaçi në këtë rast tha se që në fillim të marrjes së mandatit të kësaj qeverie ka pasur premtime për këtë dhe tani do të realizohet, ka njoftuar RTK.
Partitë rivale me PDK-në e Thaçit kanë kontestuar legjitimitetin e këtij hapi të kryeministrit në dorëheqje dhe e kanë vlerësuar atë si një premtim zgjedhor ende pa filluar fushata parazgjedhore. Kryetari i Sindikatës së Arsimit të Kosovës Ali Shabani e ka quajtur vendimin e kryeministrit si realizim i një kërkese imediate të arsimtarëve të Kosovës.
E-Diaspora
-
Gjenevë: Organizohen aktivitete përkujtimore për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë, Konsullata e Përgjithshme e Republikës... -
Baks Bay, projekti me i madh turistik në Shqipëri prezantohet ne Expo Real Kosova: Vizitoni stendën dhe zbuloni mundësitë e investimit -
Përfundon shpërndarja e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë në diasporë -
Gjilani mirëpret mërgatën me tetë ditë aktivitete kulturore dhe artistike -
Gjermani: Procedim penal për dy shtetas të Kosovës që qëndronin ilegalisht në vend
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Organizohen aktivitete përkujtimore për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë, Konsullata e Përgjithshme e Republikës... -
Zjarret në jugperëndim të Francës detyrojnë evakuimin e rreth 20 mijë personave -
Ndryshimi i klimës po sjell modele të reja reshjesh në Zvicër. -
Qytetet zvicerane kërkojnë zgjidhje për kaosin me skuterët elektrikë me qira -
Apartamentet luksoze në katet e fundit po humbasin popullaritetin në Zvicër












