Lajme

Bie niveli i ujit në disa liqene të Zvicrës

Liqenet e Konstancës, Lucernit dhe Luganos kanë arritur të gjithë nivele historikisht të ulëta për shkak të thatësirës

Për shkak të motit të nxehtë, liqenet e Konstancës, Lucernit dhe Luganos kanë arritur nivele historikisht të ulëta, kjo edhe për shkak të thatësirës së vazhdueshme, njofton albinfo.ch.

Liqenet Thun, Neuchâtel, Biel dhe Murten janë të vetmet që mbeten në nivelet e tyre mesatare normale, sipas Zyrës Federale për Mjedisin.

Liqenet e tjerë janë përgjithësisht shumë nën mesataren. Ndërkohë, lumenjtë e vegjël dhe të mesëm, veçanërisht në rajonin e mesit dhe në Zvicrën jugore, po përjetojnë nivele të ulëta uji që shihen përgjithësisht çdo 20 vjet.

Rhine dhe Reuss kanë regjistruar disa nga nivelet e tyre më të ulëta ndonjëherë të verës, ndërsa Aare dhe Limmat janë në nivele që shihen çdo 2-5 vjet.

Reshjet e shiut që priten në mesin e kësaj jave nuk ka gjasa të bëjnë ndryshim dhe nivelet e ulëta të ujit duhet të vazhdojnë në lumenjtë dhe liqenet kryesore të Zvicrës. /Albinfo.ch