Kosova
“The Times” për Albin Kurtin: Ja si e vlerëson kjo gazetë atë
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën dje në vendin tonë, kanë zënë vend të veçantë edhe në mediat botërore.
Gazeta britanike “The Times” i ka kushtuar një artikull të veçantë liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, subjekti politik i së cilit doli mbrëmë fitues.
“Një ish-drejtues i protestës së studentëve ka fituar zgjedhjet në Kosovë, pasi kryeministri në detyrë u thirr nga prokurorët në Hagë, duke hetuar akuzat për krime lufte”, kështu e nis artikullin gazeta britanike, transmeton Indeksonline.
Më tej citohet edhe një nga fjalitë që Kurti i tha mbrëmë para qytetarëve në sheshin “Skëndërbeu”, pas fitores.
“Albin Kurti, udhëheqësi i Vetëvendosjes, partia që mori pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet parlamentare të djeshme, e quajti fitoren një “festë kombëtare”. Turma të mëdha dolën në kryeqytetin e Prishtinës pasi rezultatet u konfirmuan, përcjell albinfo.ch.
“Ajo që ndodhi sot ishte një ndërhyrje nga njerëzit në skenën tonë politike për të parandaluar që drama e shtetit tonë të ketë një fund tragjik“, tha z. Kurti, 44 vjeç”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














