Themelohet Shoqata për Integrim dhe Kulturë në Wil
Të dielën është votuar edhe kryesia e Shoqatës për Integrim dhe Kulturë, në përbërje të së cilës janë shqiptarë dhe zviceranë
Pas shumë takimesh dhe debatesh, më në fund është themeluar Shoqata për Integrim dhe Kulturë në qytetin Will të Kantonit St.Gallen.
Shoqata është themeluar me iniciativën e një grupi politikanësh të rinj, të cilët kanë aderuar në parti të ndryshme zvicerane.
Në Wil jetojnë një numër shumë i madh i të huajve, por edhe një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve.
Kjo shoqatë do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve të këtij qyteti. Në zyrat e kësaj shoqate do të sigurohen informacione dhe do të ofrohet ndihmë për zgjidhjen e problemeve të të huajve në Wil.
Të dielën në prani të mysafirëve të shumtë është votuar edhe kryesia e shoqatës, të cilën e përbëjnë shqiptarë dhe zviceranë.
Anëtarët e kryesisë janë:
Arber Bullakaj
Valton Jakupi
Robin Bannwart
Licienne Suter
Zirafete Osmani
Ermira Lutfija
Shoqata ka për qëllim edhe integrimin e të huajve në shoqërinë zvicerane.
Kryesia e zgjedhur ka bërë thirrje që t’i bashkangjiten edhe të tjerët Shoqatës për Integrim dhe Kulturë në qytetin Wil.
„Duhet të integrohemi dhe të jemi aktivë këtu në Zvicër në të gjitha fushat, pasi jetojmë këtu dhe duhet të japim edhe ne kontributin tonë. Edhe pse jemi të huaj në këtë vend, Zvicra mund të ketë dobi të madhe prej nesh“, kështu u shprehen anëtarët e kryesisë të kësaj shoqate.
E-Diaspora
-
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë në Munih Sipas saj, kjo katedër ka qenë dhe mbetet një pikë referimi për studimin e gjuhës, historisë... -
Ylli Rita Ora, pjesë e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Transmetuesi publik do të fillojë të zbulojë kombësinë e shkelësve Deri më tani, transmetuesi publik SRF abstenoi nga zbulimi i kombësisë së të huajve që ishin... -
30 deputetë zviceranë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë -
Zurich Pride 2026: Ndryshime të festivalit dhe biletave të hyrjes shkaktojnë polemika -
Gjithnjë e më shumë gra në Zvicër zgjedhin të ngrijnë vezët e tyre -
Gjashtë lajmet që morën më shumë vëmendje për këtë javë













