Lajme
Theret me thikë shoferi i autobusit
Një autobus që po udhëtonte në relacionin Prishtinë-Vjenë, ishte bllokuar në hyrje të Serbisë nga dy vetura. Shoferi i cili kishte dalë jashtë, kishte marrë dy plagë nga therja me thikë
Një kilometër brenda territorit të Serbisë, në afërsi të pikëkalimit kufitar të Merdares, disa persona të panjohur kanë ndalur autobusin e kompanisë “Bici Com” në linjën Prishtinë-Vjenë, dhe e kanë goditur dy herë me thikë, shoferin e autobusit Qazim Berisha.
Autobusi me 55 udhëtarë në bord, ishte detyruar të ndalet pasi që një makinë me targa të Nishit ia kishte bllokuar rrugën.
“Incidenti ndodhi, ashtu që ata na kanë zënë rrugën, e nuk na lejonin me dalë. Ne ishim në autobus. Një makinë me regjistrim të Nishit, një (Volkswagen) Golf i kuq doli para autobusit”, rrëfen Berisha, viktimë e sulmit.
Edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar për REL, këtë incident, i cili ka ndodhur rreth orës 22 h, një kilometër në brendi të Serbisë, pas kalimit të pikës kufitare në Merdare.
Sipas zëdhënësit të policisë, Baki Kelani, autobusi po qarkullonte në relacionin Kosovë – Austri, dhe se është penguar që të lëvizë në rrugë.
“Informacionet të cilat ende nuk i kemi të konfirmuara zyrtarisht, bëhet fjalë që ka qenë një automjet, por nuk bëhet fjalë për një bllokim të paralajmëruar, ose bllokim të qëllimshëm. Bëhet fjalë për një pengesë, e cila është shfaqur aty për aty, dhe ka ardhur deri te përleshja e ngasësit të autobusit, dhe personave që kanë qenë aty”, tha Kelani.
Policia thotë ta ketë të pamundur që të japë detaje rreth motivit apo shkakut të mundshëm për incidentin, pasi rasti ka ndodh në territorin e huaj, dhe duhet pritur informacionet zyrtare të Policisë së Serbisë për t’i konfirmuar ato për opinion.
Shoferi i autobusit, ndërkaq ka dy plagë nga ky sulm, të cilat i janë shkaktuar me thikë nga njëri i të dyshuarve.
“Ata ishin dy ose tre, se një prej tyre qëndroi në veturë, por nuk e di saktë se sa ishin. Unë prej autobusit s’pata qare pa dal, sepse me më hy në autobus, unë nuk mundem t’i lejoj. Dhe ka gjuajtur me gurë. Na kanë sulmuar me gurë, pastaj e kanë ndalur veturën në rrugë”, shpjegon ai.
Berisha thotë se në kohën e incidentit në autobus kishte 55 udhëtarë, fëmijë, gra e pleq, të cilët ishin tmerruar nga kjo ngjarje, e cila siç thotë ai ndodhi në mes të malit.
Qazim Berisha, ankohet edhe se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga autoritetet e atjeshme, pasi ishte plagosur.
“E kam thirr një veturë private, ka ardhur më ka marrë dhe më kanë dërguar për Podujevë”, sqaron ai. Viktima e sulmit, për shkak të plagëve në gjoks dhe nënsqetull, është i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Për të sqaruar rrethanat e këtij sulmi, Policia e Kosovës thotë të ketë kontaktuar me Policinë e Serbisë nga të cilët kanë marr konfirmimin se janë në dijeni për rastin, dhe se po kërkojnë të dyshuarit që sulmuan këtë autobus.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse











