Maqedonia
Thirrje për drejtësi: Shkupi i bashkohet protestave për ish-krerët e UÇK-së
Sot në Shkup do të organizohet një tubim protestues në shenjë solidariteti me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë në proces gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara në Hagë. Protesta organizohet nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive, paqësore dhe qytetare.
Tubimi pritet të nisë në orën 13:00, në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa organizatorët paralajmërojnë pjesëmarrje të qytetarëve jo vetëm nga Shkupi, por edhe nga rajonet përreth. Protesta ka gjetur mbështetje edhe nga figura të njohura politike shqiptare në rajon, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ftuar qytetarët t’i bashkohen tubimit, duke theksuar se protesta synon kërkimin e drejtësisë dhe kundërshtimin e akuzave që, sipas tij, janë të motivuara politikisht. Ai ka deklaruar se këto akuza mbështeten në narrativa të fabrikuara nga Serbia, me ndikim rus, dhe ka theksuar se pjesëmarrja në protestë është një akt i ndërgjegjes kolektive për mbrojtjen e së vërtetës historike dhe nderimin e sakrificës së luftës çlirimtare.
Mbështetje publike ka shprehur edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka deklaruar se pas tubimeve të mbajtura në Prishtinë dhe Tiranë, edhe Shkupi po i bashkohet thirrjes për drejtësi. Ai ka vënë theksin te uniteti kombëtar dhe ruajtja e vlerave themelore, duke bërë apel për një protestë paqësore dhe dinjitoze.
Ndërkohë, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë thirrje që ish-luftëtarët të mos marrin pjesë në tubim, për shkak të rrezikut të mundshëm të ndalimit nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Sipas përfaqësuesve të kësaj organizate, ekziston mundësia e arrestimeve, si pasojë e listave të Europolit që, sipas tyre, janë përcjellë nga Serbia
E-Diaspora
-
Zvicër
Nis “Swissbau 2026” në Zvicër, prezantohen 27 kompani nga Kosova Panairi po mbahet në Bazel nga 20 deri më 23 janar, me fokus në industrinë e... -
Angli
Angli, hapen klasa të reja për mësimin e gjuhës shqipe -
Dortmund
Mediat gjermane i kushtojnë vëmendje mërgimtarit nga Kosova që shpëtoi katër persona nga mbytja -
SHBA
9-vjeçari shqiptar fiton dy medalje në Olimpiadën e Amerikës -
“Nga talenti në ndikim: fuqia ekonomike e diasporës”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Nis “Swissbau 2026” në Zvicër, prezantohen 27 kompani nga Kosova Panairi po mbahet në Bazel nga 20 deri më 23 janar, me fokus në industrinë e... -
Faturat në letër do të jenë falas? Parlamentarët kërkojnë heqjen e tarifave -
Krimi me AI në Schwyz: Miliona zhduken nga kompanitë -
Demonstratë kundër Forumit Ekonomik Botëror shkakton trazira në Cyrih, digjet flamuri amerikan -
Në Zvicër, faturat mjekësore në 2026 vijnë me QR Code për rimbursime më të shpejta











