Kosova
Thomas Kolly, një shembull i mirë si ambasador i Zvicrës në Kosovë
Ishte privilegj i madh për mua ta përfaqësoj Zvicrën në Kosovë
Pa dyshim se Zvicra është një mike e madhe e shtetformimit të Kosovës si nga ana politike, ashtu edhe nga investimet e këtij shteti në Kosovë, veçanërisht me remitencat e diasporës shqiptare nga ky shtet.
Në mandatin e tij, ambasadori Kolly ofroi mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës, e cila ka qenë e rëndësishme në çdo fushë të jetës.
Platforma mediale Albinfo.ch falënderon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, për punën dhe bashkëpunimin e tij përgjatë mandatit të tij si ambasador.
Për vite me radhë, Ambasada e Zvicrës si staf, në veçanti ambasadori Kolly, ka qenë i gatshëm dhe i hapur për intervista dhe informata të ndryshme me platformën Albinfo.ch lidhur me veprimatarinë e tyre në Kosovë.
“Është privilegj i madh për mua ta përfaqësoj Zvicrën në Kosovë. Zvicra gëzon një reputacion të shkëlqyer këtu. Kosovarët janë shumë dashamirës dhe na janë mirënjohës. Kur arrita në Prishtinë, më bëri përshtypje se sa shumë kosovarë kishin lidhje të ngushta me vendin tonë, ose ngaqë kishin jetuar vetë atje, ose ngaqë kishin shumë familjarë që jetojnë në Zvicër. Vështirë për t’u besuar, por e vërtetë: Shpesh më flasin zvicerançe në rrugë.
Jeta dinamike në Prishtinë me një sërë aktivitetesh kulturore në dispozicion më ka bërë mjaft përshtypje gjithashtu. Përveç kësaj, më kanë bërë përshtypje të rinjtë e talentuar kosovarë me aftësi të ndryshme. Prandaj, jam tejet i lumtur që Zvicra është përfshirë në mënyrë aktive në krijimin e vendeve të punës këtu. Përveç kësaj ne po shqyrtojmë mundësinë e mbështetjes së qeverisë së tanishme në zhvillimin e një sistemi të trajnimit të dyfishtë. Në përgjithësi për mua është tejet e rëndësishme që t’u ofrohet perspektivë më e mirë brezave të rinj dhe të limitohet ikja e trurit («brain-drain»)”, ishin disa nga përshtypjet e zotërit Kolly, të dhëna kohë më parë për revistën Albinfo.ch.
Kujtojmë se Zvicra mbështet Kosovën me ndihmë humanitare qysh nga viti 1998. Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 2008, marrëdhëniet tona janë bërë edhe më të ngushta. Dy vendet tona kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh dypalëshe, duke filluar nga çështjet sociale, mbrojtja dhe nxitja e investimeve e deri te bashkëpunimi policor e gjyqësor. Zvicra dhe Kosova takohen një herë në vit për shkëmbim mbi çështjet dypalëshe dhe politikës së jashtme, si dhe çështjet e migracionit, me të cilat përballemi krahas lidhjeve të fuqishme njerëzore midis dy vendeve tona. Edhe vizitat zyrtare zhvillohen rregullisht.
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës Dyshohet se ai ra nga një vinç gjatë punës, ndërsa autoritetet gjermane po hetojnë rrethanat e... -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës
Jeta në Zvicër
-
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës për muajin qershor... -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit













