Lajme
Ticino mund të bëjë histori: Zvicra drejt sigurimit të parë të detyrueshëm dentar
Më 14 qershor qytetarët do të vendosin nëse kujdesi bazë dentar duhet të mbulohet nga një sigurim publik i detyrueshëm
Banorët e kantonit të Ticinos do të votojnë më 14 qershor për një propozim që mund ta bëjë kantonin e parë në Zvicër me sigurim të detyrueshëm dentar. Nisma synon që kujdesi bazë për dhëmbët të trajtohet si pjesë e sistemit publik shëndetësor dhe të financohet nga punëtorët, punëdhënësit dhe kantoni, transmeton albinfo.ch.
Përkrahësit e nismës argumentojnë se kostot e larta të trajtimeve dentare po detyrojnë shumë familje të heqin dorë nga kujdesi i nevojshëm. Sipas të dhënave të cituara gjatë fushatës, gati 29 për qind e banorëve në Zvicër kanë shtyrë ose shmangur trajtimet dentare për arsye financiare.
Megjithatë, qeveria kantonale, shumica parlamentare dhe disa parti të qendrës dhe të djathtës janë kundër projektit. Ata paralajmërojnë se skema mund t’i kushtojë Ticinos rreth 150 milionë franga në vit dhe të krijojë barrë shtesë financiare për ekonominë lokale.
Vaudi, Gjeneva dhe Neuchâteli kanë refuzuar iniciativa të ngjashme në vitet e fundit, por Ticino tani ka mundësinë të bëhet pionieri i parë në vend për mbulimin universal të shërbimeve bazë dentare.
Votimi po ndiqet me interes në gjithë Zvicrën, pasi rezultati mund të ndikojë në debatet e ardhshme për reformimin e sistemit shëndetësor dhe zgjerimin e mbulimit të sigurimeve për trajtime që aktualisht paguhen kryesisht nga vetë pacientët.
E-Diaspora
-
Sot, LUGINA’S DAY 2026: Ngjarja që bashkon komunitetin shqiptar në Zvicër Platforma mediale albinfo.ch është partner zyrtar medial i Lugina’s Day 2026... -
Florim Kadriu: “SVP po i kthen në frikë shqetësimet reale të qytetarëve” -
Përfundon votimi në përfaqësitë diplomatike, votuan 80.85% e të regjistruarve -
Mos t’i mbyllim sytë kur fëmijët kanë nevojë për ndihmë -
Gjithçka gati për “She Leads 2026″, kompanitë, agjenda dhe pjesëmarrësit presin vizitorët në panairin e biznesit dhe karrierës
Jeta në Zvicër
-
Berna ashpërson rregullat e shërbimit ushtarak Të rinjtë me shtetësi zvicerane dhe franceze mund të mos jenë më në gjendje të shmangin... -
Shifrat në aeroportet evropiane: Bien fluturimet në Zvicër, rriten në Shqipëri e Maqedoni -
Pronarja e lokalit përballet me akuza të reja pas tragjedisë që tronditi Zvicrën -
Zjarri e bën të pabanueshme një qendër azili në Graubünden -
Florim Kadriu: “SVP po i kthen në frikë shqetësimet reale të qytetarëve”













