Lajme
Ticino: Lejohen sërish vizitat në shtëpitë e pleqve
Duke filluar nga java tjetër, vizitat në dhomat e banorëve të shtëpive të të moshuarve do të lejohen përsëri, por me kushte të caktuara
Banorët e shtëpive të të moshuarve në Kantonin e Tiçinos mund të vizitohen sërish në dhomat e tyre si dhe të dalin vetë. Qeveria e kantonit Ticino ka zbutur të premten masat përkatëse për shtëpitë e të moshuarve, shkruan srf.ch.
Megjithatë, vizitorët duhet të zbatojnë rregulla të rrepta të higjienës dhe sigurisë, transmeton albinfo.ch.
Franco Tanzi, geriatër dhe koordinator i grupit të punës “Shtëpitë e të moshuarve” në kantonin Ticino, ka sqaruar lehtësimet e fundit në konferencën për media që ka mbajtur sot qeveria. Ai e ka quajtur këtë një “arritje të madhe”.
Shumë të moshuar kanë vuajtur nga vetmia gjatë muajve të fundit, për pasojë, jo pak prej tyre kanë humbur vullnetin për jetë.
Kjo gjë tani duhet të marrë fund: Nga java tjetër, vizitat në dhomat e banorëve të shtëpive të të moshuarve do të lejohen përsëri.
Rregullorja e re ende duhet të miratohet ligjërisht dhe të dërgohet në shtëpitë e të moshuarve, ka thënë Raffaele De Rosa, kreu i Departamentit të Shëndetit dhe Çështjeve Sociale, pëercjell albinfo.ch. Por dekreti duhet të nënshkruhet dhe vuloset deri të premten në mbrëmje.
E-Diaspora
-
Shkolla shqipe në SHBA me qindra nxënës shqiptarë Shkolla Shqipe e fundjavës themeluar në janar 2009 nga një grup mësuesësh e vullnetarësh, pranë qendrës...
-
Mbahet takimi i Kolegjit të kirurgëve të Kësovës me kirurgët nga mërgata
-
Irlandë: Ekspozitë nga artisti shqiptar, Azem Koleci
-
Simpoziumi i mantelbardhëve shqiptarë në Zvicër emocionon profesorët nga Kosova e Shqipëria
-
Hana nga Zvicra, Perla që u zbukuron gëzimet tuaja
Jeta në Zvicër
-
Simpoziumi i mantelbardhëve shqiptarë në Zvicër emocionon profesorët nga Kosova e Shqipëria “Sfida dhe suksesi në karrierë” ishte tema e simpoziumit të Lidhja e Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës...
-
Hana nga Zvicra, Perla që u zbukuron gëzimet tuaja
-
Pensioni i 13-të i AHV-së do të financohet nga kontributet e punonjësve ose nga një rritje e TVSH-së
-
Qendra prezanton dy iniciativa për taksim më të mirë për të martuarit
-
Swissmedic ngre alarmin kundër ilaçeve të paligjshme për humbje peshe