Sporti

Tifozit anglez i humb kuleta, kosovari ia kthen

Tifozit anglez i humbi kuleta në Prishtinë me 500 funta brenda, ja çfarë mrekullie ndodhi

Mikpritja e shqiptarëve që iu bë tifozëve anglezë ka qenë temë diskutimi në mediumet më të mëdha në Ishull.

Një ngjarje interesante që lidhet me këtë, i ka ndodhur një tifozi anglez gjatë fundjavës në Prishtinë.

Simon Bruce në profilin e tij në Twitter tregon se si i kishte humbur kuleta në rrugë dhe një qytetar ia kishte kthyer atë pa prekur asgjë, transmeton Indeksonline.

“Më ka rënë kuleta në rrugën kryesore të Prishtinës. Ky djaloshi hyri në lokal, ma ktheu kuletën dhe nuk ishte marrë asgjë nga aty. Kosova me të vërtetë është vend i madh”, ka shkruar Bruce në Twitter.

“Seriozisht, në kuletë kam pasur 500 funte dhe kartelat bankare dhe asgjë s’ishte marrë. Njerëzit në Kosovë janë më të mirët”, shtoi ai.