Lajme

TikTok në SHBA do të kufizohet për moshat nën 18 vjeç

TikTok ka njoftuar se do të lejojë përdoruesit amerikanë nën moshën 18 vjeçare të kufizojnë qasjen në një orë në ditë, një nga vendimet më radikale në përpjekje për të moderuar përdorimin e rrjetit social nga adoleshentët.

Është bërë e ditur se ky opsion do të jetë i disponueshëm në javët e ardhshme dhe do të mund të çaktivizohet. Megjithatë, përfshirja e kufizimeve mund të jetë më e pranueshme sesa mundësia që rrjeti social kinez të vendosë më shumë kufizime.

Pra, adoleshentët do të mund të përdorin TiTok për një orë në ditë, pas së cilës do t’u kërkohet të fusin një kod kalimi nëse opsioni është i aktivizuar.

Ky vendim është marrë pas vitesh monitorimi të ndikimit të rrjeteve sociale tek të rinjtë. Përveç kësaj, TikTok është nën presion në rritje nga Shtetet e Bashkuara, të cilat janë të shqetësuara për qëllimin e tij të vërtetë. Ekziston frika se Kina po e përdor këtë rrjet social si një mjet inteligjence. U përmend gjithashtu mundësia që amerikanët të çaktivizojnë plotësisht përdorimin e TikTok.

Kreu i besimit dhe sigurisë i TikTok, Cormac Keenan, tha se ata u konsultuan me ekspertë në Spitalin e Fëmijëve të Bostonit kur shqyrtonin sesa duhet të kufizohej qasja.

“Ndërsa nuk ka konsensus se sa shumë kohë para ekranit është e tepërt apo çfarë ndikimi ka, ne e kuptojmë se adoleshentëve u duhet dhënë mbështetje shtesë derisa të fillojnë të eksplorojnë në mënyrë të pavarur botën online”, tha Keenan.

Ai tregoi se nëse një person nën moshën 18 vjeç e çaktivizon kufirin e përmendur dhe përdor TikTok për më shumë se 100 minuta në ditë, do t’i kërkohet të vendosë një kufi kohor për veten e tij.