Shqipëria
Tirana bëhet me modul lojërash për fëmijët me aftësi të kufizuar
Veliaj: "Jemi futur në një garë, ku për herë të parë në mbyllje të këtij viti, në Tiranë, janë hapur më shumë hapësira sportive, argëtuese dhe për fëmijë në natyrë, se sa janë hapur kafe e bingo"
Nisma e Bashkisë së Tiranës, “Luaj Tirana”, e cila po shtrihet në të gjithë kryeqytetin me krijimin e hapësirave argëtuese për fëmijë e të rritur, ka shtuar edhe një kënd të tretë force në hapësirën e Parkut të Liqenit. Por, krahas tij, për herë të parë në Parkun e Madh, pranë këndit të lojërave, është instaluar modul lojërash për fëmijët me aftësi të kufizuar duke hequr kështu barrierat për ta.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e vlerësoi si fantastike punën e bërë për ndërtimin e këndit të forcës dhe theksoi se për herë të parë në Tiranë janë hapur më shumë hapësira sportive dhe argëtuese, se sa kafe e bingo.
“Më vjen mirë që, në fakt, jemi futur në një garë, ku për herë të parë në mbyllje të këtij viti, në Tiranë, janë hapur më shumë hapësira sportive, argëtuese dhe për fëmijë në natyrë, se sa janë hapur kafe e bingo. Besoj se ky është mesazhi që japim dhe kjo nuk bëhet me predikime, por bëhet kur qyteti të jep një alternativë”, tha Veliaj.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve Ajo pretendonte se marrja e primeve me zbritje mund të çonte në masa të lidhura... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm”











