Kosova
Tirana, e shkatërruar pas protestës
Protesta e djeshme la të paktën dhjetë policë të lënduar, u dëmtuan ndërtesat e Qeverisë dhe e Ministrisë së Punëve të Brendshme, automjete të policisë, një pjesë e dekorimit të Vitit të Ri u shkatërrua, pemët për festat e fundvitit u dogjën, ky realisht është bilanci nga protesta e mbajtur dje në Tiranë, transmeton albinfo.ch.
Protesta triorëshe filloi para Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku u hodhën sende të forta, duke e kërkuar dorëheqjen e ministrit Sandër Leshaj, pastaj vazhdoi përpara Qeverisë, më pas përpara Bashkisë së Tiranës, ndërsa më pas në Sheshin “Skenderbej”. Gjithashtu u hodhën gurë dhe sende të tjera.
Kur protesta u përshkallëzua në dhunë mbi pronën, policia u detyrua të përdorë gaz lotsjellës, pas së cilës protestuesit u shpërndanë.
Protesta u organizua nga qytetarët përmes rrjeteve sociale nën moton “Edhe ne jemi Klodiani”, pas vrasjes së djeshme të 25-vjeçarit Klodian Rasha, në lagjen Laprakë në Tiranë.
Protesta kishte edhe në qytetet të tjera, si në Gjirokastër, Vlorë, Durrës.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg














