Lajme
Tiranë: Samiti i Grave të Biznesit të Diasporës, me qindra sipërmarrëse

Raportohet se Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare po mban Samitin e Tretë të Grave të Biznesit të Diasporës. Tema e këtij viti “Gruaja për Zhvillim të Qëndrueshëm” ka mbledhur më shumë se 100 gra sipërmarrëse të suksesshme shqiptare, edhe nga Diaspora, përcjell albinfo.ch.
Lidhur me këtë mbledhje, nënkryetarja e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, znj.Elisabeta Katiaj, në fjalën e saj hapëse tha se ky samit i tretë synon të ofrojë mbështetje për sipërmarrëset e Diasporës dhe komunitetin lokal të biznesit. ”Është e rëndësishme që femrat sipërmarrëse të mbeten të angazhuara dhe të lidhura me drejtuesit e biznesit për mbështetje të vazhdueshme, ndarjen e përditësimeve të tregut si dhe evidentimin e mundësive dhe praktikave më të mira”, tha ajo.
I pranishëm ishte Presidenti i Nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, z. Lazim Destani, i cili tha: “Me shumë kënaqësi po marr pjesë sot në këtë Samit të organizuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, në këtë ngjarje të rëndësishme me ju sipërmarrëset e suksesshme shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në mbarë diasporën shqiptare. Shoqëria shqiptare këtu në trojet tona, por edhe në Diasporë, ka pasur kurdoherë nevojë për zhvillim e forcim dhe ju gratë sipërmarrëse jeni komponentë që po e bëni shoqërinë tonë më të qëndrueshme dhe më të fortë.
Gjatë punës dhe eksperiencës sime mbi 50-vjeçare në Europë e në mbarë botën, kam parë, takuar e njohur zonja fort të nderuara, të cilat kanë qenë një nga shtyllat kryesore të shoqërisë sonë.
Ato i kanë dhënë zë diasporës shqiptare.
Dhe sot, jeni ju Zonja të suksesshme e me emër që e lartësoni çdo ditë e më shumë emrin e Shqipërisë.
Puna juaj si sipërmarrëse sjell të mira për gjithë shoqërinë. Ju jeni shembull frymëzimi për shumë e shumë të reja, për ta bërë jetën e tyre më mirë dhe për t’i shërbyer vendit e trojeve tona me dinjitet”.
Samiti organizohet në bashkëpunim me Qendrën për Ndërmarrjet Ndërkombëtare Private (CIPE), Qendrën për Fuqizimin Ekonomik të Grave (CWEE), Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
E-Diaspora
-
20 vjet shembull suksesi me kompaninë “ACL GROUP” në Zvicër Nisi me numër të vogël punëtorësh, tani ka qindra sish. Një shembull suksesi në sektorin e...
-
Nga Strellci i Deçanit, në Asamblenë e Komunës Horn të Austrisë
-
Cyrih: Debat mbi shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri
-
Zgjedhjet 2023
Një alternativë, zvicerani Alex Pfister, kandidat për zgjedhjet nacionale më 22 tetor 2023
-
Fillim i mbarë i ordinancës së mjekut shqiptar “Gefässmedizin Winterthur»
Jeta në Zvicër
-
Akullnajat e Zvicrës po shkrihen me ritëm më të shpejtë se kurrë më parë Akullnajat e Zvicrës po shkrihen me një ritëm më të shpejtë se kurrë më parë, duke...
-
A do të thyejë edhe tetori rekordin e temperaturave?
-
20 vjet shembull suksesi me kompaninë “ACL GROUP” në Zvicër
-
Kantonet zvicerane rrisin ndihmën financiare për primet e sigurimit shëndetësor
-
A është e vërtetë që duhet të jesh i pasur për të marrë shtetësinë zvicerane?