Kosova
Von Cramon: “Propozimi për veriun e Kosovës mund të jetë model i suksesshëm”
“Propozimi për veriun e Kosovës si ai i Tirolit Jugor, mund të jetë model i suksesshëm”
Pas shumë reagimeve, edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka folur për “non paper” e fundit, dokument ky i pretenduar që flet për një status special për veriun e Kosovës.Viola Von Cramon ka thënë se nuk e di nëse ky dokument që pretendohet se është franko-gjerman ka mbështetje jo-zyrtare.“Ajo që propozohet në atë dokument [non-paper] duket si statusi i Tirolit Jugor në Itali që zgjidhi problemet bilatarele mes Italisë dhe Austrisë. Mund të jetë një model i suksesshëm, por duhet të jetë i personalizuar duke marrë specifikat e situatës në Kosovë. Të presim e të shohim, por unë i ftoj diplomacitë evropiane të rrisin shkallën e koordinimit për të evituar çdo keqkuptim”, deklaroi eurodeputetja gjermane, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu edhe Von Cramon shpreson në zhbllokim të dialogut me rastin e vizitave të Kurtit e Vuçiqit në Bruksel.Ajo thotë se është e lumtur që tashmë shkëmbimi i territoreve është hedhur poshtë nga SHBA dhe BE.“Jam e lumtur që tashmë çfarëdo shkëmbimi i territoreve është jashtë tryezës”, deklaroi më tej Von Cramon për Dukagjinin.
Në pak javë janë paraqitur dy dokumente fantazmë [non-paper], derisa analistët vlerësojnë se ato dëshirojnë ta matin pulsin e opinionit publik.
Edhe në të kaluarën, Tiroli jugor është përmendur në qarqe diplomatike si një model i mundshëm për veriun e Kosovës, por që nga Kosova është refuzuar kategorikisht.Tiroli Jugor është provincë autonome në veri të Italisë që kufizohet me Austrinë dhe e populluar nga gjermanfolës.Shkalla e lartë e autonomisë për këtë regjion që përbëhet nga 115 komuna, e shndërron atë në, de fakto, krahinë autonome.Në Tirolin jugor italianët dhe gjermanët kanë shkollat e tyre respektive dhe përgjithësisht frekuentojnë lokale e restorante të ndryshme nga njëri-tjetri.Por, rajoni gëzon një autonomi të gjerë dhe tepër bujare nga Roma, gjë që ka ndihmuar qeverinë italiane të zbusë ndjenjat separatiste në këtë provincë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
A është skijimi tani shumë ekskluziv? A është skijimi tani një sport ekskluziv? Një studim i ri federal konfirmon atë që shumë... -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit













