Lajme
Italia “mbyll” sërish kufijtë me Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor
Lajme jo të mira vijnë për të gjithë ata që duan të udhëtojnë nga dhe në drejtim të Italisë. Për shkak të situatës së tyre pandemike, Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, me përjashtimin e Kosovës, do hiqen nga dita e nesërme nga lista D ku ndodheshin deri më sot dhe do të bëjnë pjesë në listën E.
Në terma konkretë, hyrja në Itali lejohet vetëm për arsye pune, shëndetësore, studimi dhe urgjence të ndryshme, ndërkohë që përjashtohet sërish arsyeja e turizmit.
Lejohet gjithsesi rikthimi në vendin fqinj për të gjithë personat që kanë nënshtetësi të një vendi të Bashkimit Europian, ose kanë rezidencë aty, si dhe për kategori të ndryshme si sportistët, gazetarët etj.
Sipas dispozitave të reja të Ministrisë së Shëndetësisë italiane, të botuara në Fletoren Zyrtare të vendit fqinj, personat që paraqiten në kufi duhet të tregojnë modulin Passenger Locator Form të përpiluar, tamponin negativ të kryer deri 72 orë më parë dhe duhet të karantinohet për 10 ditë në adresën e përcaktuar në modulin e mësipërm, duke kryer sërish një tampon në përfundim.
Sipas Ministrisë së Jashtme, këto masa janë të vlefshme deri më datë 15 dhjetor 2021./A2news
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













