Shkurt.ch
Tokio, qyteti më i shtrenjtë në botë
Qyteti i dytë më i shtrenjtë në Zvicër, Cyrihu renditet i 6-ti në botë, në të njëjtin nivel me Singaporin
Tokio sipas një studimi ka rezultuar të jetë qyteti më i shtrenjtë në botë për të huajt. Kryeqyteti japonez ka dalë në krye të listës duke ia zënë vendin Luandës, qytetit të naftës.
Krejt poshtë në listë figuron në renditje me numër 214 qyteti pakistanez, Karaçi, ku standardi jetësor është tri herë më i lirë se në Tokio, thuhet nga firma konsulente “Mercer”, që e ka realizuar studimin duke bërë radhitjen e qyteteve më të shtrenjta në botë.
Luanda rrëshqiti në vendin e dytë në bazë të këtij studimit të qyteteve më të shtrenjta. Më pas vjen Osaka në Japoni. Në vendin e katërt është kryeqyteti rus, Moska, ndërsa Gjeneva e Zvicrës kalon në vendin e pestë.
Për shkak të krizës me euron jeta në shumë qytete evropiane është bërë shumë e lirë, thuhet në këtë studim. Parisi ka shënuar rënie në renditje për 10 vende më poshtë, duke zënë vendin e 37-të, Roma dhe Athina nga renditja e 8-të në 42 dhe Londra ra nga numri 18-të në 25. Studimi “Mercer” ka vlerësuar ndër të tjera shpenzimet e ushqimit, të strehimit dhe të transportit.
Qyteti i dytë më i shtrenjtë në Zvicër, Cyrihu renditet i 6-ti në botë, në të njëjtin nivel me Singaporin. Chad renditet i 8-it, Hong-Kongu i 9-ti, ndërsa Nagoya mbetet në dhjetëshen më të shtrenjtë.
Qyteti më i shtrenjtë në Amerikën Latine, Paulo São, rendite i 12-ti para Rio de Zhaneiros që është i 13-ti dhe Caracas i 29-ti. Më pas vijnë Nju-Jorku dhe Brasilias, të dyja në pozitën e 33-të.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit













