Lajme
Dyndje e madhe para ambasadës maqedonase në Bernë, u desh ndërhyrja e policisë
"Qindra njerëz qëndronin në radhë herët në mëngjes. Ata kanë qëndruar për disa orë, me rredhta të ngjeshur, pa respektuar rregullat e distancës në lidhje me koronavirusin"
Që nga e shtuna e kaluar, udhëtarët nga Maqedonia e Veriut nuk bëjnë më pjesë në mesin e atyre që Zvicra i vendos në karantinë. Për këtë arsye, shumë shtetas të Maqedonisë së Veriut tani dëshirojnë të udhëtojnë në vendlindje, por paraprakisht kanë nevojë për dokumentet e nevojshme të udhëtimit, shkruan 20minuten.ch.
Kështu, të hënën në mëngjes, në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Bernë ka ndodhur një grumbullim i madh njerëzish, transmeton albinfo.ch.
“Ishte një katastrofë”, e përshkruan situata në vend një lexues i gazetës në fjalë. Qindra njerëz qëndronin në radhë herët në mëngjes. Ata kanë qëndruar për disa orë, me rredhta të ngjeshur, pa respektuar rregullat e distancës në lidhje me koronavirusin.
Ata që presin, shprehin shqetësime: “Ambasada nuk ka organizuar asgjë, ishte një rrëmujë e madhe këtu”, është ankuar një person që kishte ardhur nga Cyrihu posaçërisht për dokumentet.
“Kisha frikë se mos infektohesha, prandaj u kërkova përgjegjësve të zgjidhnin situatën. Por pa sukses ”.
Më në fund, është paraqitur policia në Kirchenfeldstrasse, rrugën ku është godina e ambasadës.
Zëdhënësja e policisë Ramona Mock ka konfirmuar ndërhyrjen: “Njerëzit nga policia kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të pranishëm” aty, përcjell albinfo.ch. Ata po sigurojnë që të mbahet distanca midis njerëzve, të cilët janë të gjithë të pajisur me maska.
”Kërkesa jonë u respektua menjëherë”, ka thënë Mock. Policia aktualisht është në kontakt me ambasadën për të organizuar më mirë gjendjen.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile Në Aargau, gratë dhe të huajt duhet të marrin pjesë në një aktivitet informues. Tani rezulton... -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën















