Lajme
Topi dhe Krasniqi kërkojnë koordinim më të madh të Shqipërisë dhe Kosovës
Presidentin i Shqipërisë, Bamir Topi dhe ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi gjatë takimit të mbajtur sot në Tiranë kanë kërkuar koordinim dhe bashkëpunim më të madh të të dyja vendeve.
Sipas një njoftimi të Zyrës për informim të Presidencës, Topi dhe Krasniqi kanë biseduar për çështjen e bashkëpunimin midis dy vendeve, situatën politike respektive në të dy vendet, si dhe për çështjen e shumëfolur të raportit të Dick Martyt, i cili do të jetë objekt shqyrtimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Gjatë takimit presidenti Topi ka thënë se qëndrimi i shtetit shqiptar është i qartë. “Së pari ne inkurajojmë lidershipin politik të Kosovës, institucionet e Kosovës për konstituimin sa më të shpejt të institucioneve kushtetuese të Parlamentit, të Presidentit, të Qeverisë së Kosovës, për të vazhduar planin e rindërtimit të Kosovës së re, shtet i lirë sovran dhe i pavarur dhe për të ushtruar të gjitha mundësitë reale të bashkëpunimit në rajon, por edhe më gjerë…”.
Topi ka thënë tha se Shqipëria dhe Kosova janë kontribuues të rëndësishëm të paqes rajonale.
Nga ana tjetër Krasniqi ka theksuar se institucionet e dy vendeve respektive kanë nevojë për t’i koordinuar punët në shumë fusha të jetës, jo vetëm të bashkëpunimit të ndërsjellë, por bashkëpunim për të ngritur koordinimin mes vendeve të rajonit të Ballkanit dhe për të ngritur bashkëpunimin edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.
“Ne jemi të bindur, që raporti siç është raporti i raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty janë raporte të iniciuara nga qarqe që nuk ia duan të mirën Kosovës, shtetit të Kosovës, zhvillimit të demokracisë në Kosovë, por sipas gjitha gjasave qarqe të caktuara nuk ia duan të mirën as shqiptarëve në përgjithësi”, ka thënë Krasniqi.
E-Diaspora
-
SHKA “Dardania”: Për tri dekada, ambasadore e kulturës sonë në mërgatë 30 vjet duke krijuar këngëtarë e valltarë profilesh të ndryshme. Ky është letërnjoftimi i SHKA “Dardania”...
-
Studentët shqiptarë të Universitetit të Lucernit e Cyrihut organizuan ngjarje për Ditën e Flamurit
-
Kurti: Vota e diasporës ka ndikim
-
Çfarë do të ndryshojë në votimin e diasporës për zgjedhjet e 9 shkurtit
-
Kundër përjashtimit, pro rritjes së votës së diasporës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ndër 10 më të mirat në studimin PISA për të rriturit Për herë të parë, Zvicra mori pjesë në studimin PIAAC të Organizatës Ndërkombëtare për Bashkëpunim Ekonomik...
-
Një në tre zviceranë ka vështirësi të mëdha me lexim
-
Çka kërkojnë më shumë njerëzit në Zvicër
-
Zvicër: Siguruesit shëndetësorë përdorin metoda të ndryshme për të gjetur klientë
-
Këshilli Kombëtar i ndihmon fabrikat e çelikut me subvencione