Lajme
Toyota shiti më së shumti makina në vitin 2022

Toyota Motor Corp (7203.T) deklaroi se ka shitur 10.5 milionë automjete në vitin 2022, duke mbrojtur titullin e shtëpisë automobilistike që ka shitur më shumë makina në botë për të tretin vit me radhë.
Shitjet globale të grupit, duke përfshirë edhe njësinë e kamionëve Hino Motors dhe prodhuesin e makinave të vogla Daihatsu, ranë me 0.1%, falë shitjeve rekord jashtë shtetit prej 8.6 milionë automjetesh, të cilat kompensuan rënien 9.6% në tregun e brendshëm, në 1.9 milionë njësi.
Rivali i saj, Volkswagen Group, në fillim të muajit regjistroi shitjet më të ulëta në një dekadë, në 8.3 milionë makina, për shkak të kufizimeve të Covid-19 në Kinë dhe luftës në Ukrainë, duke vënë në vështirësi zinxhirët e furnizimit.
Pavarësisht se, edhe për Toyota pati disa vështirësi në furnizim të lidhura me chip-at, shtëpia automobilistike japoneze deklaroi se kërkesa e fortë në Azi dhe rritja e kapacitetit prodhues në Azi dhe Amerikën e Veriut, rritën prodhimin global me 5% në vitin 2022.
Në nëntor, Toyota rishikoi parashikimet e prodhimit për vitin financiar që mbyllet në mars, nga 9.2 milionë automjete në 9.7 milionë./Reuters
E-Diaspora
-
Një grua 56-vjeçare shqiptare është vrarë me thikë nga burri i saj në Itali Vrasje në familjen shqiptare në Itali...
-
Mërgata shqiptare në SHBA, e gatshme për të ndihmuar Kosovën
-
Inxhinierja Bertila Bruka, pjesë e projektit për të rinj STEM
-
Valle e këngë tradicionale shqipe në koncertin artistik në Gjenevë
-
Ndahet nga jeta artisti Mentor Ejupi, Toro
Jeta në Zvicër
-
Cilat kantone në Zvicër nuk preferohen nga të huajt? Në vitin 2021, 26 për qind e popullsisë rezidente të përhershme në Zvicër ishin të huaj,...
-
5 profesionet që mund t’i bësh në Zvicër pa trajnime e përvojë paraprake
-
Kundërshtohet ndërtimi i marinës në Liqenin e Luzern-it
-
Edhe një i arrestuar për mashtrim në Cyrih
-
Si do ta stabilizojë Zvicra gjendjen me mungesën e barnave?