Lajme
Toyota thyen rekordin e shitjeve
Shitjet globale të Toyota Motor u rritën në korrik me 8%, krahasuar me të njëjtin muaj një vit më parë, duke arritur rekordin prej 859.506 makinash, deklaroi të mërkurën shtëpia automobilistike japoneze, një ditë pasi një mosfunksionim i sistemit mbylli prodhimin në të gjitha fabrikat vendase të montimit.
Në korrik, prodhuesi i automjeteve më të shitura në botë regjistroi gjithashtu një rritje prej 15% në prodhimin global.
Tani, Toyota regjistron rritje të shitjeve globale me bazë vjetore prej gjashtë muajsh me radhë dhe të prodhimit, prej shtatë muajsh, duke theksuar rimëkëmbjen nga vështirësitë e zinxhirit të furnizimit dhe masat e sigurisë nga Covid vitin e kaluar.
Të dyja shifrat e përfshijnë markën e makinave luksoze Lexus të Toyota.
Shifrat e gushtit, që do të publikohen muajin e ardhshëm, ka të ngjarë të ndikohen nga pezullimi i prodhimit të martën. Toyota rinisi punën në fabrikat e saj të montimit në Japoni të mërkurën, pas një defekti në sistem, që e pengoi atë të porosiste komponentë.
Kompania po vijon të hetojë shkaqet e mosfunksionimit, por deklaroi se kjo nuk erdhi nga ndonjë sulm kibernetik.
Në Kinë, shitjet ranë me 15% në korrik. Kjo shifër është në kontrast me shitjet më të forta në Japoni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europë.
Shitjet brenda vendit u rritën me 35% ndërsa në ShBA me 18%./ Reuters
E-Diaspora
-
Vaud
Zgjedhjet 2026 në Ecublens: Vështrime të kryqëzuara mbi të ardhmen e komunës Rinia, sipërmarrja dhe rigoroziteti financiar në qendër të debateve.... -
“Kushtrimi i Lirisë” në Itali, një thirrje e zemrës për kujtesë, nderim dhe bashkim -
Zgjedhjet në Ecublens: Naser Iseni dhe Lorik Hyseni – Kur përvoja takohet me energjinë e re -
Ag Apolloni ligjëron në Harvard për mitin e besës shqiptare -
Zvicër
Koncert festiv në Thun për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Vaud
Zgjedhjet 2026 në Ecublens: Vështrime të kryqëzuara mbi të ardhmen e komunës Rinia, sipërmarrja dhe rigoroziteti financiar në qendër të debateve.... -
Zgjedhjet në Ecublens: Naser Iseni dhe Lorik Hyseni – Kur përvoja takohet me energjinë e re -
Deputeti i SVP kërkon që jodelimi të përfshihet si program universitar -
Treni del nga shinat në stacionin e Winterthurit -
Medalje e artë për Zvicrën, Marianne Fatton shkruan histori në debutimin olimpik











