Lajme
Tragjedi në Gjermani: Siriani sulmon katër persona me sëpatë në tren
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bavarinë e Poshtme të Gjermanisë, ku një 20-vjeçar sirian dyshohet se ka sulmuar katër pasagjerë me një mjet të rrezikshëm, që sipas mediave gjermane besohet të ketë qenë sëpatë.
Policia njoftoi se autori u arrestua menjëherë pas incidentit që ndodhi në Strabkirchen, në rrethin Straubing-Bogen. Pas sulmit, disa pasagjerë të trenit të cilët ishin nisur drejt Vjenës, kanë aktivizuar frenën emergjente, duke bërë që treni me rreth 500 pasagjerë të ndalet në shina, raporton Bild transmeton albinfo.ch.
Thuhet se disa pasagjerë e kanë rrethuar autorin deri në mbërritjen e policisë. Ai është plagosur rëndë gjatë incidentit dhe është dërguar me helikopter në spital.
Për shkak të ngjarjes, linja hekurudhore mbeti e mbyllur për disa orë, ndërsa në vendngjarje u angazhuan dhjetëra zjarrfikës, policë dhe ekipe të shërbimeve emergjente.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












